• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Musine Kokalari, gruaja Libër, simboli që përmes brishtësisë i qëndroi diktaturës

14/02/2017
Musine Kokalari, gruaja Libër, simboli që përmes brishtësisë i qëndroi diktaturës

Nga Mirela Kumbaro Furxhi

“Hëm vashë, hëm muzë, hëm hero beteje” e quan Isuf Luzaj vajzën me shifon të zi.

Simbol që përmes brishtësisë i qëndroi diktaturës, Gruaja-Libër,
Musineja mbetet një personazh që intrigon me kombinimin e çuditshëm që përvijohet, midis profilit shumë të rafinuar, siluetes prej Madone, vështrimit të përhumbur, deklaratave të forta, zgjedhjes socialdemokrate, vrazhdësisë së gjyqit politik, teksteve naïve me nënon plakë, kërkimit akademik në një italishte perfekte, nga sokakët e të marrëve te kishat bibliotekë të Romës, nga burgu te pavijoni onkologjik; nga qëndismat e mëndafshta te fjala e dëshpëruar prej mungesës së lirisë.

“Sa më tepër shkruaja, thotë Musineja, aq më tepër më tërhiqnin ato kohë në të cilat kam jetuar të ashtuquajturën pjesë më të bukur të jetës sime: fëmijëria”

Gjirokastrite, Grua, Mendimtare, Musineja magjeps sepse, siç e cilëson Lasgush Poradeci, kritikën e tij letare për librin e saj “Siç më thotë nënua plakë”,
ajo “e kapte jetën”.

Unë do i rezistoj tundimit për t’u bërë analizë teksti mendimeve e shkrimeve të Musine Kokalarit, sepse Biblioteka Kombëtare ka zgjedhur të mos më përfshijë te seanca shkencore e kësaj konference.
Por dua të ndaj me ju lajmin se në këto muaj përgatitjeje Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve ka përgatitur të plotë projektin e zbatimit për rikonstruksionin e shtëpisë ku lindi Musineja në Gjirokastër, djegur fatkeqësisht në 2014. Për këtë ofrojmë dhe një fond për restaurimin që në bashkëpunim me familjen të ndërtojmë një model të shtëpive së shkrimtarëve me hapësirën muzeale kushtuar Musinesë dhe atë të mikpritjes – projekt më i gjerë që ne po krijojmë në Gjirokastër me një seri banesash, ku historia përzihet me arkitekturën, letërsia me bujtinën dhe kujtesa me të shkuarën që na kthen drejt së ardhmes.
Duke falenderuar Drejtorinë e Pergjithshme të Postave për edicionin e pullës që i kushtoi këtë vit Musine Kokalarit, Bashkisë Tiranë që këtë mëngjes emërtoi bibliotekën e këndshme buzë Lanës, me emrin Musine Kokalari, Bashkinë e Gjirokastrës që po sot, i jep emrin e Musinesë Qendrës Kulturore në Gjirokastër , miqtë nga Kosova dhe vetë Ministrin Kujtim Shala që vjen këtu me cilësinë e studjuesit letrar për të folur për gruan me shifon të zi, dua të theksoj se ngjarjet do të vijojnë në javë të tjera dhe nesër në Gjirokastër për të shkuar në gjurmët e Musinesë për të mos harruar atë, për të mos harruar viktimat e persekutimit komunist, për të mos e lënë të keqen të përsëritet.
Nuk kam iluzionin se kemi arritur të plotë qëllimin.
Ne tesktet e saj Musineja thotë: “une kam mbetur e zhgënjyer vetëm ato herë që kam arritur së fundi qëllimin për të cilin synoja… duke mos gjetur në realizim atë që më kishte krijuar fantasia”
Kjo është vetëm një etapë. Dhe askush s’bën dot asgjë vetëm.
Gjatë gjithë kësaj kohe kemi ndërtuar një dialog shumë mirëkuptues respekti me familjen e Musinesë, dhe unë dua të ftoj një zonjë që mban emrin dhe nurin e zonjave Kokalari të marrë fjalën.

Related Posts

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Kryesore

Gjykata Kushtetuese s’ka vendim për Ballukun

03/02/2026
Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)
Kryesore

Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)

03/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përmendja në dosjet Epstein, Rihanna unfollow Jay Z/ Idhujt e lyer me pushtet bien nga froni, modeli që e njohim shumë mirë edhe në Shqipëri

Përmendja në dosjet Epstein, Rihanna unfollow Jay Z/ Idhujt e lyer me pushtet bien nga froni, modeli që e njohim shumë mirë edhe në Shqipëri

04/02/2026
Serie A “bastis” Marseille, klubi francez arkëton 100 milionë euro, largon 9 lojtarë në Itali

Serie A “bastis” Marseille, klubi francez arkëton 100 milionë euro, largon 9 lojtarë në Itali

04/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al