• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mund të jetë inskenim, nuk e bën profesor Keli këtë”, kolegët marrin në mbrojtje mësuesin e arrestuar për ngacmim seksual në Tepelenë

18/01/2023
“Mund të jetë inskenim, nuk e bën profesor Keli këtë”, kolegët marrin në mbrojtje mësuesin e arrestuar për ngacmim seksual në Tepelenë

Një ditë pas arrestimit dhe pezullimit nga detyra të mësuesit të Edukimit Fizik, Kleanthi Laçi, kolegët e tij mësuesë dhe drejtoresha e shkollës deklarojnë se Laçi nuk ka patur asnjë shfaqje të mëparshme që mund ti bënte të dyshonin në sjelljen e tij.

“Unë kam 6 vite në këtë shkollë dhe nuk e mendoj se profesori të ketë bërë diçka të tillë. Unë si mësuese për atë profesor nuk e mendoj se e ka bërë diçka të tillë. Edhe mund të jetë e inskenuar. Unë nuk e kam parë gocën që pretendon se është ngacmuar seksualisht. Unë kam dëgjuar vetëm për një nxënëse të ngacmuar. Por me pak fjalë nuk e besoj që profesor Keli ta ketë bërë një gjë të tillë”- u shpreh mësuesja.

Drejtoresha e shkollës “Avni Rustemi” një deklaratë për mediat, doli garant se në ambientet e shkollës nuk ka pasur asnjë sjellje të dyshimtë të mësuesit.

“Për këtë ngjarje kemi dy ditë që po hetojmë. Ky problem ka shkuar në instancat më të larta. Ministria ka marrë vendim për pezullimin e mësuesit deri në zbardhjen e kësaj ngjarje. Ne kemi shkuar në familjet e dy vajzave, gjendja e tyre psikologjike është shumë e mirë. Absolutisht nuk kemi vërejtur asgjë të dyshimtë përsa i përket sjelljes së tij në ambientet e shkollës”– u shpreh drejtoresha gjatë një komunikimi me mediat.

Kleanthi Laçi, Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, u pezullua nga detyra pasi është prangosur fillimisht për akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”. Ai u dhunua 3 ditë më parë nga 3 persona dhe mohoi të kishte konflikte. Ai deklaroi se nuk dinte arsyen e dhunimit dhe nuk i njihte autorët. Por njëri prej tyre, Alvi Gumeni, një emigrant i kthyer nga jashtë vendit u vetëdorëzua në Polici dhe shpjegoi arsyet e konfliktit. Ai tha se e kishte dhunuar mësuesin pasi motra e tij i kishte rrëfyer se mësuesi e kishte ngacmuar seksualisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti
Kryesore

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

06/02/2023
Dy operacione anti-drogë në Athinë, arrestohen tre shqiptarë
Kryesore

Dy operacione anti-drogë në Athinë, arrestohen tre shqiptarë

06/02/2023
60-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë
Kryesore

Ngjarje e rëndë/ Shkëputet ashensori, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve

06/02/2023
Kryesore

I fohti ekstrem “ulet këmbëkryq” në Shqipëri, ja sa zbresin temperaturat orët e ardhshme

06/02/2023
Tërmeti, Shqipëria dërgon ekip shpëtimi në Turqi
Kryesore

Tërmeti, Shqipëria dërgon ekip shpëtimi në Turqi

06/02/2023
Çfarë e shkaktoi dhe pse tërmeti i Turqisë ishte aq vdekjeprurës
Kryesore

Çfarë e shkaktoi dhe pse tërmeti i Turqisë ishte aq vdekjeprurës

06/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Mjeku shqiptar në Turqi zbulon historinë e trishtë të kolegut: Humbi gjithë familjen

Mjeku shqiptar në Turqi zbulon historinë e trishtë të kolegut: Humbi gjithë familjen

06/02/2023
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

06/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al