• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muç Nano: Ilir Meta, presidenti më i keq që kemi patur. Rama duhet t’i tregojë vendin

29/07/2020
Të dashur protestues, ju ma shpifni!

Gazetari dhe moderatori Mustafa Nano thotë se Ilir Meta është presidenti më i keq që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët pasi sipas tij e ka kthyer zyrën në seli qëndrore të opozitës. Kryeministri Rama tha moderatori në emisionin Provokacija duhet t’i tregojë vendin Presidentit.

“Dua të përsëris edhe njëherë: Ky president është i keq. Më i keqi që mund të bëhej. Por ideja për ta ndryshuar kushtetutën sa herë që një funksionar a dinjitar na duket i keq, është edhe më e keqe.

Është edhe më e rrezikshme. Ideja për ta ndryshuar kushtetutën sipas humorit të kryeministrit është më e keqe sesa çdo president i keq.

Ideja që një kryeministër mund ta ndryshojë kushtetutën me po atë lehtësi që mund të heqë apo zëvendësojë një ministër, është shumë e rrezikshme”, tha ndër të tjera Muç Nano.

Monologu nga Mustafa Nano:

Presidenti e ka kthyer presidencën në një zyrë me funksione të qarta në lojën politike. E ka bërë një shtojcë të opozitës. Madje, që të jemi të saktë, duhet të themi se e ka shndërruar në një zyrë qëndrore të opozitës. Gjërat më të rëndësishme të kampit opozitar ndodhin në zyrën e tij.

Kjo më bën të mendoj që Ilir Meta është presidenti më i keq që kemi patur ndonjëherë. E bën vaki të jetë më i keqi edhe ndër presidentët që do të kemi, pasi nuk mund të ndodhë të kemi një president më të keq. Më keq sesa kaq nuk mund të bëhet.

Por zyrtari më pak i përshtatshëm për të folur për këtë çështje është kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e kritikon presidentin për shkelje të kushtetutës, por është vetë që demonstron herë pas herë se kushtetutën e ka bezdi, që atë e sheh si një opsion, që atë e sheh si një problem, e jo si zgjidhje, e që mendon se mund ta ndryshojë atë sa herë t’ia japë në kokë.

Para ca ditësh, në parlament, ai tha (po e përmbledh mendimin e tij): “Nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Është koha që të ndërhyjmë”

“Të ndërhyjmë” do të thotë “të ndryshojmë kushtetutën”. Kështu lihet të kuptohet se ai që ka vullnet “të mirë apo të virgjër”, duhet të bëjë çmos t’i tregojë vendin presidentit “të lig e të poshtër”. Dhe mënyra më e mirë për t’i treguar vendin është ta heqë. Tentoi të bëjë këtë gjë. Por nuk mundi. Tani do që t’i heqë fuqinë. Në mënyrë që kryeministri herë tjetër të jetë i lirë që të emërojë një 18-vjeçar në postin e Ministrit të Jashtëm, apo si Kaligula, të bëjë senator kalin e vet. E me që kalë nuk ka, mund të bëjë senatorë gomerët e vet. Gomerë ka plot. Të gjithë e dimë që gomerë ka plot.

Dua të përsëris edhe njëherë: Ky president është i keq. Më i keqi që mund të bëhej. Por ideja për ta ndryshuar kushtetutën sa herë që një funksionar a dinjitar na duket i keq, është edhe më e keqe. Është edhe më e rrezikshme. Ideja për ta ndryshuar kushtetutën sipas humorit të kryeministrit është më e keqe sesa çdo president i keq. Ideja që një kryeministër mund ta ndryshojë kushtetutën me po atë lehtësi që mund të heqë apo zëvendësojë një ministër, është shumë e rrezikshme.

Kjo ide bëhet më e keqe e më e rrezikshme në rrethanën politike të këtyre ditëve, kur parlamenti është ky që ëhstë. Është legjitim, të kuptohemi, por nuk ka kredencialet e duhura në publik, nuk ka autoritet.

Dhe në rrethanën kur kemi këtë zbrazëti institucionale, ku nuk ka një gjykatë kushtetuese e gjykata të tjera.

Por edhe sikur kjo rrethanë të mungonte, kushtetuta prapëseprapë nuk mund të ndryshohej se i teket kryeministrit. Ndryshimi i kushtetutës është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të ndodhin në jetën politike e institucionale të një vendi, e prandaj është një gjë që ndodh rrallë, është gjëja e fundit që duhet të na shkojë në mendje. Dhe aq më pak duhet ta çojmë mendjen te ndryshimi i kushtetutës me synimin për t’i ulur fuqinë një presidenti të keq.

Me që ra fjala sërish, problemi në këtë vend nuk janë kompetencat e mëdha e të shumta të presidentit. Presidenti shqiptar, në fakt, nuk ka kompetenca. Është presidenti me më pak kompetenca që mund të imagjinohet. Dhe sado që t’i hiqen e kufizohen, ai prapëseprapë mund të bëhet problem nesër. Sepse një president, edhe pa kompetenca, e ka në dorë të bëjë të pabëra. Ai është kreu i shtetit. Atëherë? Do duhet sërish të ngrihemi e të kërkojmë kufizimin e mëtejshëm të komptetencave të tij? Kjo është absurde.

Socialistët nuk duhet të merren më me këtë president. Jo vetëm nuk duhet ta çojnë në mendje ndryshimin e kushtetutës për të minimizuar rolin e tij, por edhe nuk duhet të merren më me presidentin me emrin Ilir Meta. Ky është presidenti që socialistët kanë zgjedhur. E zgjodhën me një qëllim politik: të dobësonin LSI-në, një rival të tyrin. Epo nuk mund t’i kenë të tëra. Nuk mund që të dobësojnë një rival të tyrin, e në të njëjtën kohë, të marrin një bonus: të fitojnë institucionin e Presidencës. Kështu, loja do të na ishte shumë e thjeshtë. Lojra të tilla të thjeshta, ku për çdo përfitim merret një bonus, ndodhin vetëm në regjimin e Kim Jong Un-it.

Fjalë Kyce: edi ramailir metakryeministrimustafa nanondryshimi i kushtetutespresidenti
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!
Blog

Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

13/01/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë
Blog

Arena e cirkut me vaksinën

12/01/2021
Shqipëria kthehet epiqendra në vëmendjen botërore për zgjidhjen e një konflikti ku dështoi Gjermania, Franca, SHBA e shumë të tjerë
Blog

Shqipëria kthehet epiqendra në vëmendjen botërore për zgjidhjen e një konflikti ku dështoi Gjermania, Franca, SHBA e shumë të tjerë

11/01/2021
“Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar
Blog

“Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar

11/01/2021
1997
Blog

1997

11/01/2021
Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Basha: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj
Blog

Basha është i frikshëm… por vetëm me listat

11/01/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

“Messi ‘i lumtur’ do të bëj gjithçka të rrijë në Barcelonë”

“Messi ‘i lumtur’ do të bëj gjithçka të rrijë në Barcelonë”

16/01/2021
Rreth 5 mijë kuti me akullore në Kinë të kontakinuara me Covid-19

Rreth 5 mijë kuti me akullore në Kinë të kontaminuara me Covid-19

16/01/2021
Pirlo: Jemi Juventusi, shkojmë në Milano për fitore

Pirlo: Jemi Juventusi, shkojmë në Milano për fitore

16/01/2021

14 raste të reja me Covid në Sarandë, 5 në Libohovë, 4 në Gjirokastër, 3 në Delvinë e Dropull, 2 në Tepelenë, 1 në Përmet

16/01/2021
Vetëm Tavo po reziston, ikën te PS një tjetër ish-deputet i LSI-së

Vetëm Tavo po reziston, ikën te PS një tjetër ish-deputet i LSI-së

16/01/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Messi ‘i lumtur’ do të bëj gjithçka të rrijë në Barcelonë”

“Messi ‘i lumtur’ do të bëj gjithçka të rrijë në Barcelonë”

16/01/2021
Rreth 5 mijë kuti me akullore në Kinë të kontakinuara me Covid-19

Rreth 5 mijë kuti me akullore në Kinë të kontaminuara me Covid-19

16/01/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al