Teksa protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është zhvendosur te Kryeministria, është rrëfyer per mediat motra e të ndjerit, Bora Rasha, e cila u kthye nga Italia.
“E vranë kot. Kërkojmë të drejtën tonë. Isha në Itali dhe erdha me urgjencë sapo morëm vesh se çfarë ka ndodhur. Ka qenë djalë i mirë, nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë shumë i qetë. Ka pas dhe një vajzë në jetën e tij, ishte nga Dibra. Kur erdha unë nuk e takova dot të gjallë, e pashë në arkivol. Më ka prek në zemër. Kam dhe dy vëllezër të tjerë, unë jam motra e vetme, ishte vëllai i vogël. Policia që është shtet të qëllojë njëherë në ajër…pastaj…jo ashtu, direkt në zemër”, tha Bora Rasha.