Një anije peshkimi është mbytur në ishullin kufitar të Greqisë me Turqinë, Lesvos teksa raportohet për 3 të zhdukur.Anija dyshohet se është mbytur prej motit të keq, shiut të dendur, erës së fortë por edhe breshërit. Ajo po udhëtonte në ujërat e Mytiline, kryeqendrën e ishullit Lesvos por që ndodhet pak kilometra larg Turqisë.