Rruga Gjirokastër-Sarandë është momentalisht e bllokuar. Në një pjesë të këtij segmeni pranë Bistricës ka rrëshqitje të dheut për shkak të motit me reshje shiu intensive. Ndonëse ka punonjës të kompanisë që kryen mirëmbajtjen, zhbllokimi i rrugës është i vështirë pasi nevojiten mjete shtesë. Argjirolajm.net sjell pamje nga vendi i ngjarjes.