Prej 3 vitesh, banorët e lagjes “Punëtori” në Gjirokastër hasin problematika me rrëshqitjen e dherave. Një pallat 6 katësh rrezikon shembjen për shkak të erozionit ku gjatë 8 orëve të fundit ka rrëshqitur një masiv shtufor. Në këtë pallat jetojnë rreth 16 familje të cilët janë të shqetësuar nga situata teksa ditën e sotme janë mbledhur dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve. Përveç këtij pallati, ka edhe banesa të tjera rreth kësaj zone të cilët rrezikojnë shembjen për shkak të rrëshqitjes së dherave. Banorët shprehen të shqetësuar teksa bëjnë thirrje për autoritetet vendore si dhe për kryeministrin që të vendosë dorë në rehabilitimin e kësaj zone.