Zv/kryeministri, Erion Braçe, ka thumbuar Presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit bëri thirrje sot për mbrojtjen e lumit Vjosa, ku tha se “arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë”. Me një shënim në facebook, duke u nisur nga qyteti i origjinës së Presidentit, Braçe thotë i thotë Metës “të merret me guroret e malit të Tomorrit dhe jo me Vjosën”.
“Ngjituni atje lart e lutjuni Shenjtit te zbrisni poshte e te shihni se kush i ka firmosur letrat per te nxjerre leke nga guri duke shkaterruar malin e Shenjtit!”, shkruan Braçe.
Postimi i plotë:
Vjosa the?
Vjosës nuk i ka ndodhur asgjë deri tani, veç shkatërrimit të nisur 20 vite më parë në Kalivaç nga një sharlatan!
Por,
Çfarë i kanë bërë malit të Shenjtë Tomorr çunat problematikë të Skraparit është dramë!
E di, i keni pare te ngjiten atje e prej teqese historike te bejne si Zoti.
Por jane po te njejtet qe malin e shenjte e Shenjtin e malit-ABAZ ALIUN, e duan thjesht per te bere para e mbrojtur parate e bere nga shkaterrimi i malit!
Patjeter, ngjituni atje lart e lutjuni Shenjtit te zbrisni poshte e te shihni se kush i ka firmosur letrat per te nxjerre leke nga guri duke shkaterruar malin e Shenjtit!
Mos e lini me kaq;
Tamam ne ate zyre poshte ne qytet, kerkoni e shihni kush i ka firmosur letrat per tre hidrocentrale ne rjedhen fantastike te Osumit,
lexoni dhe emrat e perfituesve,
ngjituni lart serish per ne Corovode e ne Bogove ndaloni te zini per fyti nje maskara burre qe malin e shenjte, shenjtin e malit dhe adhurimin e njerezve per te,
i perdor per te zgjatur musteqet e tij me leke e leket jo vetem te tij donte ti lante ne turbinat e tre hidrocentraleve.
Shikoni, kush me ka ndjekur e di qe kam bere beteje ne Kuvend kunder ketyre, hem ai leje, hem si hidrocentrale e hem si nenshkrues shkaterrimtare.
Por kenaqesi me te madhe se anullimi i lejeve te tyre ne cdo mal dhe rreke uji cep e me cep te Shqiperise, nuk ka!
Por te jemi te qarte;
Një hetim i plotë për lejet shkatërruese mbi male dhe lumenj nuk ka ndodhur!
Se nuk ndodh kjo,
shkaterruesit bejne si shenjt!