• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mos pini kurrë ujë të ftohtë pas ngrënies, ja tetë rreziqet për organizmin

05/08/2020
Mos pini kurrë ujë të ftohtë pas ngrënies, ja tetë rreziqet për organizmin

Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta. Të gjithë e njohin mirë ndjesinë që të jep një gotë me ujë të ftohtë gjatë një dite të nxehtë. Megjithatë, sipas te dhënave të AgroWeb.org, pirja e ujit të ftohtë, sidomos pas ngrënies, ka shumë rreziqe të fshehura për shëndetin.

Perimetri i Belit

Kur uji i ftohtë zbret në stomak, ai do të ngrohet nga dhjami i akumuluar në këtë zonë. Stomakut do t’i duhet shumë punë dhe energji për të ngrohur temperaturën e trupit dhe rrjedhimisht do të krijojë fryrje të pakëndshme. E gjithë kjo energji nuk përdoret për shkrirjen e yndyrnave, gjë që zgjeron perimetrin e belit.

Probleme Me Tretjen

Pirja e ujit të ftohtë pas vakteve mund të shkaktojë probleme me tretjen. Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre. Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë. Sa më shumë kohë të kërkojë tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik.

Marramendja

Kur metabolizmi has në vështirësi, trupi e ka të vështirë për t’u përshtatur me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës. Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen. Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.

Bllokimi i Trurit

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, rënia e papritur e temperaturës në trup tjetërson shumë funksione fiziologjike. Për pasojë, njeriu vuan nga dhimbjet e kokës apo migrena. Kjo është arsyeja përse këshillohet që pijet e ftohta të konsumohen me pipë për t’i dhënë kohë trupit të përshtatet me temperaturën e ftohtë. Truri është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës. Uji i ftohtë ndikon në uljen e temperaturës së gjakut që shkon në tru, duke shkaktuar bllokimin momental të tij.

Ngadalësim i Rrahjeve Të Zemrës

Disa studime shprehen se pirja e ujit të ftohtë stimulon disa nerva të cilët shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës.

Humbje Të Ushqyesve

Temperatura normale e trupit është diku mes 36-37°C. Kur njeriu pi ujë tepër të ftohtë, e detyron trupin të përdorë më shumë energji për të rikthyer temperaturën në nivele normale. Kjo energji mund të përdorej për të përthitur ushqyesit e marra nga ushqimet. Kësisoj në vend që trupi të marrë ushqyesit e duhur, shpenzon energji për të ngritur temperaturën.

Më Shumë Etje

Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org. Uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar.

Temperatura E Duhur E Ujit

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të pijnë ujë në temperaturë ambienti për të siguruar një hidratim të mirë. Ujin mund ta pini edhe përpara vakteve për të rritur ndjesinë e ngopjes dhe për të mos e tepruar me ushqimin. Mos harroni që uji nuk ka kalori, ndaj mund të pini deri në dy litra në ditë për të qenë të shëndetshëm./AgroWeb.org

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

14/07/2025
Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al