Monika Kryemadhi ka zbuluar zonat e mundshme se ku do kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ajo theksoi se do të garojë në ato zonat, ku socialistë janë më pak të përfaqësuar. E para e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk përjashton faktin që të garojë në Tiranë, Fier, Durrës ose në Elbasan. Madje, ajo e la të hapur mundësinë që t’i dalë në ballë vetë kryeministrit Edi Rama në qytetin e Durrësit, por kjo mbetet thjesht një kuadër të deklaratave politike të znj. Kryemadhi pasi asgjë nuk është zyrtare nga radhët e LSI-së.