Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbajtur ditën e sotme një takim elektoral në qytetin e Lushnjes. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka garantuar mbështetësit e kësaj force politike se “nuk do të bëjë kompromis me asnjë lider partie” që kërkon të përdorë LSI-në për “karrige, pushtet apo emër”.
“Një gjë duhet ta dini, unë nuk bëj kompromis me të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, unë nuk bëj kompromis me karrigen e as njërit apo tjetrit.
Nuk bëj kompromis me askënd që kërkon të përdorë flamurin e LSI e të rinjve dhe të rejave, qoftë për karrige, qoftë për pushtet, qoftë për emër”, u shpreh Kryemadhi.