“Sondazhet deri në fund të dhjetorit na nxjerrin me 34 deputetë”. Kështu është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në lidhje me pritshmëritë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se rreziku i kryeministri Rama është LSI-ja, ndaj ai kërkon që ta censurojë në qaqe të caktuara mediatike.
Ndërkohë ajo u shpreh se Ramës nuk i përgjigjet as administrate e tij, pasi specialistët nëpër ministri telefonohen nga 40 herë që të marrin pjesë në mbledhjet e partisë.
“Sipas sondazheve tona, në fund të dhjetorit kemi patur 34 mandate. Rreziku i Ramës është LSI-ja, ndaj ai kërkon ta censurojë në qarqe të caktuara mediatike.
Rama e ka të vështirë të përballet edhe me administratën e tij, pasi ata nuk i përgjigjen. I telefonojnë nga 40 herë që të shjkojnë në mbledhjet e partisë.
Nuk mund të detyrosh ti një specialist që të paraqitet në mbledhje.”, tha ndër të tjera Kryemadhi në Report Tv. Nderkohe qe Petrit Vasili e akuzon çdo dite Edi Ramen se eshte diktator, Kryemadhi e ka nxjerr “blof” duke thene se se nuk ia hapin telefonin as njerit e tij!