Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar emrin e personit që i druhet kryeministri Edi Rama. E ftuar në emisionin “Log”, Kryemadhi u shpreh se bëhet fjalë për ish-drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehajn, e cila tani ka kaluar në kampin e LSI-së. Ndërsa shtoi se vetë ajo, përveç ministres së Drejtësisë Etilda Gjonajt, nuk ka akuzuar asnjë socialistë.
“Nuk kam akuzuar asnjë unë, vetëm Etilda Gjonaj. Edi Rama ka frikë nga Briseida Shehaj. Pse ka frikë? Sepse nuk e ka lejuar Edi Ramën që të bëjë atë evazion fiskal që bën sot me oligarkët,”-u shpreh ajo.