Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, përmes një videomesazhi, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tashmë të kthyera për rishqyrtim në parlament. Kryemadhi i thotë Ramës se presidenti Meta, do që pas 25 prillit në parlament të përfaqësohen të gjitha partitë e reja, ndërsa Kryemadhit, si kryetare e LSI i intereson fuqizimi i partisë së saj.
“Me kodin e ri, opozita e bashkuar bashkë me LSI-në fusin rrumbullak 100 deputetë në parlament. Meqënëse ti nuk lejon komente, po të bëj tag”, shprehet Kryemadhi.