Monika Kryemadhi ka dhënë një lajm të hidhur pasditen e sotme. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi ka bërë me dije se i është nënshtruar heqjes së bajameve, disa javë më parë. Në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se deri më tani ka humbur disa kilogramë pasi nuk ka mundur që të konsumojë ushqim dhe pije.
“Duke qenë edhe fundjavë po e ndaj me ju këtë lajm.
Para 3 javësh kam hequr bajamet, që nuk hiqen në këtë moshë, por e bëra se isha e detyruar ndaj edhe më është dashur pak kohë të rikuperohem.
Avantazh i mirë është që kemi humbur disa kilogramë sepse nuk hamë dhe nuk pimë, por fatmirësisht tani kam efekt të mirë në organizëm”, deklaroi Kryemadhi.