Mbrëmjen e sotme u arrestuan dy mjekë të cilët ndihmuan Nuredin Dumanin, pasi u plagos në një shkëmbim zjarri në Elbasan. Mësohet se mjekët e arrestuar janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi. Të dy mjekët kanë deklaruar para policisë se e kanë ndihmuar Dumanin, por pa e ditur se kush ishte.
“Nuk e dinim kush ishte personi i plagosur. U thërritëm për t’iu ardhur në ndihmë”, mësohet të jenë shprehur mjekët përpara grupit hetimor.
Dumani u plagos në shpinë nga ish-miku i tij Talo Çela me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.
Arrestimi i Dumanit u bë i mundur pas një telefonate të mbërritur në Policinë e Shtetit.
Ai u gjet në një apartament në Fier teksa po merrte ndihmë mjekësore, pasi plumbi i kishte prekur shtyllën kurrizore.