• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mitsotakis kërcënon sërish Shqipërinë: Nëse nuk betohet Beleri…

18/09/2023
Mitsotakis kërcënon sërish Shqipërinë: Nëse nuk betohet Beleri...

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në konferencën tradicionale për shtyp dhënë në mediat greke në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, është pyetur edhe për çështjen Beleri.

Mitsotakis insiston që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të lejohet të bëjë betimin, qoftë edhe nga burgu.

Mitsotakis ka kërcënuar duke u shprehur se “sjellja e Shqipërisë mund të ketë implikime më të rënda, sa i takon integrimit evropian”.

Gazetari grek: Sot mbushen 129 ditë nga burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Përvec Greqisë ,lirimin e tij ka kërkuar edhe Parlamenti Europian, ndërsa është pozicionuar edhe ministria e Jashtme e SHBA.

Greqi- Greqi na mbulo edhe ne – ishte një prej parrullave që dëgjuat për Krishtlindje në 2022 në Vorioepir, për të cilat u përgjigjët pozitivisht me vepra. Cilat janë lëvizjet e mëtejshme të Athinës tek lojërat dhe marifetet e Tiranës përballë minoritetit grek në një moment kur Shqipëria është edhe vend kandidat për BE për gati 9 vjet?

Mitsotakis: Jam pozicionuar vazhdimisht për këtë çështje, e cila fatkeqësisht hedh një hije mbi marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys në një masë të madhe progresin e rëndësishëm që kemi bërë në katër vitet e mëparshme.

Më duhet t’ju them se më shqetëson veçanërisht fakti jo vetëm i burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por mbi të gjitha fakti që edhe sot Shqipëria refuzon të bëjë të vetëkuptueshmen, për t’i dhënë atij mundësinë edhe nga burgu për t’u betuar si kryetar bashkie. Është një mesazh që unë ia kam përcjellë në çdo mënyrë udhëheqjes së Shqipërisë.

Kjo që po them i referohet një vendimi administrativ, unë nuk ndërhyj në gjykimin e drejtësisë shqiptare, do të ishte shumë e vështirë dhe e pahijshme nga ana ime ta bëja këtë, por heqja e mundësisë së Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie, edhe me statusin e personit të paraburgosur, përbën sipas mendimit tonë, shkelje të qartë të rregullave të shtetit ligjor, krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mendoj se do të ketë pasoja më të gjera nëse kjo politikë vazhdon gjatë përpjekjeve të Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane.

I kam ngulitur thellë kujtimet dhe përvojat nga vizita ime në Himarë në fund të vitit të kaluar. Besoj se minoriteti kombëtar grek, i njohur si pakicë kombëtare, duhet të ndjejë se tek Greqia ka një aleat për të vetëkuptueshmen, që është mbrojtja e të drejtave të saj.

Dhe flasim për të drejtat e pronësisë, flasim dhe për të drejta të barabarta për të marrë pjesë në veprimtarinë politike të Shqipërisë. Uroj dhe shpresoj që kësaj çështje t’i jepet një zgjidhje sa më shpejt. Në çdo rast, nuk do të ndalem së ngrituri këtë çështje në nivel europian apo edhe drejtpërdrejt me kryeministrin Rama herën tjetër që do ta takoj.

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al