• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miti i rremë/ Ja pse listat e hapura nuk garantojnë deputetin ‘ideal’

01/06/2020

Nga Altin Ketro

Çështja e ndryshimit të sistemit elektoral, nga lista të mbyllura, tek ato me lista të hapura, demek se kështu deputetin nuk do na e zgjedhë më Rama e Basha, por vetë sovrani popull, është thjesht një lojë fjalësh për të krijuar idenë e rremë për deputetin “ideal”.

Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do pranonin të votonin qeverinë “Meksi 2”, pas zgjedhjeve të manipuluara të 26 majit 1996.

Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do të lejoheshin skemat mashtruese piramidale gjatë vitit 1996.

Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do votonin Sali Berishën për një mandat të dytë presidencial më 3 mars 1997, kur vendi gjendej në gjendje shtetrrethimi.

Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do e lejonin presidentin Berisha ta çonte vendin në luftë civile më 13 mars 1997.

Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk e mbanin më në këmbë qeverinë “Berisha 1”, pasi shpërtheu Gërdeci me 26 viktima më 15 mars 2008.

I solla këto pesë argumente shumë thelbësorë që shënjojnë ngjarje domethënëse në këto tri dekada pas rënies së komunizmit, po si këto ka me dhjetëra. Të gjithë këta shembuj kanë ndodhur kur Kuvendi i Shqipërisë ka pasur në përbërje deputetë të zgjedhur drejtpërdrejtë nga vota e popullit.

Edhe nëse marrim ndonjë model nga rajoni, për shembull në Kosovë, ku deputetët zgjidhen me lista të hapura, kjo nuk bëri ndonjë ndryshim tek pavarësia e tyre sepse të gjithë, me ndonjë përjashtim shumë të vogël, votuan sipas vendimit të kryesisë së LDK-së dhe kryetarit Mustafa, gjatë votëbesimit të qeverisë. Nëse do kishin votuar sipas “pavarësisë” së tyre, qeveria “Kurti” nuk do të ishte rrëzuar nga pushteti.

Kjo tregon se as kur i zgjedh vetë populli nominalisht, kjo nuk u ka dhënë “pavarësinë” e shumëdëshiruar që po trumbetohet sot për listat e hapura.

Deputeti, edhe po u zgjodh me lista të hapura, do t’i bindet vullnetit të shumicës brenda një partie. Kjo ndodh sepse çdo parti ka një rregullore disipline që normon edhe çështjet se si sillet dhe si voton deputeti. Ai është i lirë që në grup parlamentar të shprehë çdo qëndrim kundër, pra ta thotë mendimin e tij ndryshe, por në fund është i detyruar të votojë ashtu siç vendos shumica, sidomos kur ka të bëjë me ligje të rëndësishme.

Në momentin që vendos me “kokë të vetë” dhe kur këtë nis dhe e bën rregullisht, praktikisht ai konsiderohet deputet që po i bën opozicion partisë së tij. Në Shqipëri, sipas traditës që ne kemi, kjo gjë konsiderohet përçarje. Ndaj atij deputeti nisin sulme politike, më së shumti nga baza e partisë që e konsideron tradhëtar.

Është fakt interesat, që deputetët e sotëm të opozitës në Kuvend, ndonëse janë produkt i listave të mbyllura, praktikisht vendosën me vullnetin e tyre kur pranuan të marrin mandatin. Ata nuk iu bindën urdhërit politik të kryetarëve Basha dhe Kryemadhi, pra duhen konsideruar deputetë me integritet. Ajo që vihet re është se ata u goditën ashpër për këtë vendimmarrje të tyre individuale.

Edhe në një rast të vetëm kur kishim mundësinë që të ishim nxitës të pavarësisë së deputetit nga kryetari, pamë në realitet që kjo gjë nuk funksionon në terrenin shqiptar, sepse njerëz të tillë sulmohen politikisht nga të gjitha anët. Bile, edhe nga ata që sot çirren për mendimin ndryshe në parti dhe listat e hapura për të ashtuquajturit “deputetë të pavarur”.

Prandaj i dashur naiv, që beson tek deputeti “ideal” që ti do votosh me listat e hapura, mos shpreso më kot se do gjesh tek ai pavarësinë imagjinare të tij, prej asaj që vendos kryetari apo shumica e grupit të vetë parlamentar.

(TemA)

Related Posts

Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ben dhe Jennifer sërish bashkë, për çfarë këtë herë?

Ben dhe Jennifer sërish bashkë, për çfarë këtë herë?

12/07/2025
Jo vetëm Air India! Të gjitha katastrofat ajrore të shkaktuara nga pilotët ndezin debatin për sigurinë në ajër

Jo vetëm Air India! Të gjitha katastrofat ajrore të shkaktuara nga pilotët ndezin debatin për sigurinë në ajër

12/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al