Nga Mirela Kumbaro
Pse duhet votuar Partia Socialiste me numrin 12 ne Qarkun e Gjirokastres ku do te marrim 3 mandate. Skuadra Socialiste e Qarkut te Gjirokastres me e forte e me energjike se asnjehere: #Gjirokastra😍, #Përmeti🌹,
#Tepelena💪🏻, #Memaliaj🤗, #Këlcyra🤩, #Dropulli🙏🏻 dhe ëmbëlsira në fund, #Libohova❤️
Janë 7 bashkitë e krahinës më të bukur, ku jo vetëm kam rrënjët por edhe shumë prej dashurive të mia. Unë jam Mirela Kumbaro, 4️⃣ vjet punova këtu si deputete e Partisë Socialistë në Kuvendin e Shqipërisë, jam përpjekur të jem zëri juaj, duke takuar bujq e mësues, nëna e fëmijë, udhërrëfyes e hotelierë, blegtorë e qëndistare, gurgdhëndës dhe amvisa, punëtorë e studentë, pleq e të rinj,
📍nga Nepravishta e Libohovës në Dangëllinë e Përmetit,
📍nga Kurveleshi i Tepelenës në Labovën e Kryqit,
📍nga Glina e Dropullit në Kajcë të Këlcyrës,
📍nga Krahësi i Memaliajt në Qafë të Pazarit në Gjirokastër.
💥U ndërtuan rrugë e qendra shëndetsore, u restauruan pasuri kulturore e pazare, u hapën hotele e bujtina, u rinovuan shkolla e njësi shërbimesh për qytetarët, përballuam sëbashku vitin e vështirë të pandemisë që ende s’e kemi kapërcyer.
🤝Jemi sërish #BASHKË për të kryer me sukses vaksinimin🧪 e popullsisë në të gjithë Qarkun sepse #BASHKË jemi më të fortë për të fituar kohën e humbur nga vështirësitë e fatkeqësive që kaluam në vitet e fundit.
🤝#BASHKË do të vazhdojmë të punojmë, të ndërtojmë projektet që kemi nisur, sepse kemi ende shumë për të bërë për të mos u kthyer pas, kemi ende shumë për të bërë për të garantuar zhvillimin e qarkut të Gjirokastrës si zonën më të privilegjuar për turizmin natyror, bujqësor dhe kulturor.
🤝#BASHKE nuk kemi dilemë që
#Gjirokastra është e ardhmja jonë🤩,
#Shqipëria🇦🇱 është e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë
💥Prandaj, #BASHKË, në 2️⃣5️⃣prill, të votojmë numrin 1️⃣2️⃣Partinë Socialiste🌹 – e vetmja alternativë që punon, që mendon dhe që sjell progres!
💥💥VOTO Partine Socialiste te Shqiperise ne numrin 1️⃣2️⃣🌹🌹