Nga Mirela Kumbaro
Në mbrëmjen e Ditës së festimeve të Verës🌝 dy fjalë: Prej tre vitesh jam në një mënyrë apo një tjetër, pjesë e kesaj feste që për Përmetin🌹 është e lashtë por që shqiptarët nuk e dinin se Përmeti🌹 e feston në mënyrën më të plotë e të bukur, sikurse nuk dinin se ç’thesare të tjera ka Përmeti!
Permeti🌹 po i tregon Shqiperise se ka jo vetem histori personalitetesh te ndritura por edhe te tashme te jashtezakonshme me njerez dhe natyre te rralle por edhe nje te ardhme te sigurt zhvillimi, sepse sot e kemi te gjithe vemendjen per Permetin!
Si ish ministre e Kultures jam krenare qe Ministria e Kultures e ka mbeshtetur çdo vit dhe serish sivjet eshte financuese e kesaj feste!
Si deputete e Permetit nuk kam gezim me te madh se sa te punoj e te promovoj cdo dite thesaret e bukurite e Permetit dhe te mbeshtes e te marr pjese ne organizimin e kesaj feste, e cila eshte jo vetem gezim per Stinen qe rilind jeten por edhe ftese per te vizituar Permetin, luginen e Vjoses, nga Carshova ne Dragot.
Kemi punuar keto 3 vjet fort per Permetin dhe ia kemi dale ta bejme destinacion turistik kombetar! Dhe per kete kemi arsye te ndjehemi krenare per Permetin tone!
Dua te shpreh mirenjohje me zemer për organizaten Slow Food Përmet, dhe nuk eshte e rastesishme qe ketu ne Permet lind kjo organizate që promovon ushqimin si kulturë, si dhe Cooperazione Italiana
AICS Tirana qe duke mbeshtetur iniciativat e talentet e tradites permetare ka bere zgjedhjen me te mencur! Faleminderit!
Shume pune te bukura na presin per ta kthyer ne krenarine e te gjithe shqiptareve sepse e ardhmja e turizmit i perket Permetit. Do ta bejme bashke me ju permetaret. Ju jeni te paret! I dyti eshte Permeti! Jam me fat qe punoj me ju dhe ju dua shume! Gezuar Festen e Jetes!