Pjesë e një dreke festive në një prej restoranteve të Përmetit në Badëlonj, është bërë rastësisht edhe kandidatja për deputete të Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro. Siç shihet në fotot që sjell ArgjiroLajm.net, Kumbaro ia ka marrë valles me disa gra e vajza të tjera. Nuk bëhet fjalë për ndonjë organizim partiak siç ndodh zakonisht në kohë fushate. Kumbaro ishte aty për të drekuar me bashkëshortin, kur në një moment ka lënë tavolinën dhe i është bashkuar valles që kishin nisur disa gra.