Nga Mirela Kumbaro
EDA GEMI një zonjë shqiptare që dua ta sjell në dritën e vëmendjes tuaj miq! Duhet ta mbështesim fort!
U drejtohem sidomos miqve e bashkatdhetarëve që jetojnë e votojnë në Greqi, EDA GEMI është kandidatja për eurodeputete që garon në vendin fqinjë në zgjedhjet e Parlamentit Europian të datës 26 maj në emër të PASOK-ut.
EDA GEMI është e para shqiptare që përfshihet në listat e kandidatëve për eurodeputetë të Greqisë, për të mbrojtur e përfaqsuar interesat e vendit fqinjë por edhe të çdo shtetasi atje, edhe të 500 000 shqiptarëve që jetojnë e punojnë ne Greqi.
Rreth 200 000 shqiptarë me nënshtetësi greke do të votojnë në 26 maj për Parlamentin e ri Europian, prandaj, Të dashur bashkatdhetarë, miq grekë e shqiptarë! Votoni EDA GEMIN, një zonjë dinjitoze që vjen nga bota akademike, një shqiptare e mirë që ka jetuar me hallet e sfidat e bashkëatdhetarëve në Greqi, nje europiane e bindur që ka punuar prane strukturave europiane, EDA GEMI, i duhet Greqisë, i duhet qytetareve grekë pavaresisht se nga vijnë, i duhet Europes se Bashkuar, prandaj VOTONI Eda Gemi.