• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mirela do 1 mijë metra dru zjarri, bën një dorë të mirë…”, përgjimet që çojnë SPAK kryetarin e Kolonjës

11/04/2022
“Mirela do 1 mijë metra dru zjarri, bën një dorë të mirë…”, përgjimet që çojnë SPAK kryetarin e Kolonjës

Nga Elton Qyno

Zbulohen detaje të tjera lidhur me implikimin e kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai, në një dosje penale që tashmëm ka mbëritur nga prokuroria e Korçës në SPAK.

Dosja me nr.68 flet për një sërë veprimesh abuzive të zyrtarëve të Bashkisë Ersekë, ku përmes përgjimeve hidhet dritë për shkelje të ligjit për blerjen materialeve drusore, përfitimeve financiareve nëpërmjet rimbulsimeve të fermerëve nga Drejtoria e Bujqësisë Korçë dhe punësimeve të paligjshme.

Perms bisedave të përgjuara mes Lirjan Hysenit, një anëtari të këshillit Bashkiak Ersekë dhe kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Erjon Isai, flitet për shitjen e një sasie prej 1 mijë metra lëndë drusore.

Ndër të tjera këshilltari Lirjan Hyseni i kujton Erion Isait, se në këtë rast “…bën një dorë të mirë…”.

Biseda mes dy zyrtarëve është zhvilluar në 15 Tetor 2021, një ditë pasi Lirjan Hyseni, kishte takuar dhe biseduar me tregtaren e druve në Korçë, Mirela Matraku, e cila zotëron në këtë qytet një pikë tregtimi të lëndëve drusore.

Matraku kërkonte të favorizohej dhe të blinte nga bashkia e Ersekës 1 mijë metra kub me çmim të ulët me qëllim që t’i tregtonte më pas në qytetin e Korçës. Ndaj dhe takimet fillimisht i ka zhvilluar me këshilltarin bashkiak Lirjan Hysenin dhe mandej ky i fundit telefononte Erion Isai.

Një bisedë mes këtyre dy zyrtarëve është përgjuar nga prokuroria, ku evidentohet fakti se Lirjan Hyseni i thotë Erion Isait, se ishte takuar me një biznesmene në Korçë, e cila kërkonte të blinte nga pyjorja e Kolonjës rreth 1 mijë metër dru zjarri.

Nga ana tjetër Erioni i komunikon faktin që zonja të marrë letrat dhe të shkonte ditën e martë, por paraprakisht të komunikonte me Aldon, përgjegjësin e Pyjores në Bashkinë Kolonjë. Ndërsa këshilltari Lirjan Hyseni i thekson faktin kryebashkiakut se në këtë rast “…bën një dorë të mirë…”.

Brenda të njëjtës ditë, në 15 tetor, Erion Isai, telefonon Lirjan Hysenin, duke i konfirmuar këtij të fundit se kishte folur vetë me Aldo Jahon, dhe biznesmenia Mirela të shkonte të merte fillimisht ditën e martë 500 metra dru dhe 500 metra e tjera t’i merte në ditët e muajit nëntor. Lirjan Hyseni, i përmend Erion Isait se merr dhe lekët në dorë dhe ta bënte për vete që të ketë likujditet.

Në materialin hetimor thuhet se menjëherë pas mbylljes së kësaj bisede mes dy zyrtarëve të bashkisë Ersekë, Lirjan Hyseni telefonon biznesmenen Mirela Matrakun dhe i thotë se për 500 metra dru t’i merte ditën e martë, duke e porositur që t’i merte dhe dokumentat që të ishte në rregull me letrat.

Menjëherë pas kësaj porosie në telefon, Lirjan Hyseni komunikon me Sofika Rexhepin, shefe finance në bashkinë Ersekë, dhe i komunikon kësaj të fundit se ditën e martë, do vinte në bashki Mirela dhe Sofika t’i priste faturën, pasi ata kishin folur me kryetarin.

Po më datën 18 tetor 2021, Lirjani komunikon me kryetarin e bashkisë Ersekë, Erion Isai, dhe ndër të tjera bisedon për drutë që do marrë Mirela dhe se pagesën duhet ta bëjë jo me bankë, por cash në dorë.

Për mënyrën e pagesës, Erion Isait, në këtë bisedë mer përsipër se do fliste vetë ai me shefen e financës, Sofika Rexhepi, në mënyrë që t’ia shpjegonte situatën.

Një ditë më pas në 19 Tetor, Lirjan Hyseni dhe Mirela Matraku, janë takuar së bashku në lokal “Gramozi” në qytetin e Ersekës.

Më pas Lirjani telefonon Sofika Rexhepin dhe e pyet nëse kishte folur me Erionin, kryetarin e bashkisë, duke i pohuar që të shkonte në punë pasi Mirela do bënte pagesën dhe se sipas Ilirjanit, lekët duhet t’i mbante në dorë.

Nga ana tjetër, shefja e financës Ersekë ka këmbëngulur se nuk mund të mbante asnjë pagesë në dorë, por kjo pagesë duhet të bëhej në bankë. Pasi e mbyll me Sofikën, Lirjani telefonon Amarildo Jahon, përgjegjësin Pyjor, ku e pyet nëse e kishte telefonuar Erioni për shitjen e druve që do t’i bënin Mirelës.

Pas një sërë telefonatash, prerje faturash dhe takime me qëllim shitjen e 1 mijë metra dru zjarri, procesi ngeli tek nën/kryetarja e Bashkisë Ersekë, Eljona Mydini, e cila të gjithë këtë organizim e quajti të kundraligjshëm dhe shkelje procedurash, duke mos firmosur asnjë dokument.

Pas kësaj Lirjan Hyseni i telefonon sërisht Erion Isain, i cili i thotë se kishte folur me Sofikën dhe i kishte thënë të priste faturën se nuk do bëhej shitja me ankand pasi ishte përcaktuar çmimi.

Gjatë kësaj kohe, Lirjani shkëmben mesazhe me Mirela Matrakun, e cila e shqetësuar i komunikon faktin se nuk po bëhet dhe se nuk do nënkryetarja për ta firmosur pasi e çuan shkelje.

Në dosjen hetimore thuhet se fatura ishte prerë që Mirela Matrakut, ti shiten 500 metra dru por në përfundim nuk ka dashur, nën/kryetarja e bashkisë Ersekë Eliona Mydini.

Në vijim të përgjimit të bisedave telefonike, Lirjan Hyseni, pasi konfirmon faktin tek Mirela se nuk ju bë shitja, komunikon me Amarildo Jahon, ku ky i fundit i justifikohet se shitja nuk u bë për faj të tij, por për shkak se nuk donte nënkryetarja e bashkisë, pasi sipas saj në sasira të tilla çdo subjekti privat shitja mund të bëhet vetëm me ankand./ Ora News

Related Posts

U gjet i vetëvarur në qeli, zbardhet dëshmia e policit që u përfshi në debat me të burgosurin: Kundërshtoi shoqërimin
Lajme

Rrahën për vdekje të burgosurin në Reç, Prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!

30/06/2025
Fuste drogë brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lajme

Fuste drogë brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, arrestohet polici i burgut të Drenovës

30/06/2025
200 mijë euro korrupsion/ Urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit në 2022, shqiptari kapet në Itali
Lajme

200 mijë euro korrupsion/ Urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit në 2022, shqiptari kapet në Itali

30/06/2025
Publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit
Lajme

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje

30/06/2025
Afera ‘Partizani’, avokati Petraj: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15! Do kenë fatin e Metës, nëse…
Lajme

Afera ‘Partizani’, avokati Petraj: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15! Do kenë fatin e Metës, nëse…

30/06/2025
E rëndë në Berat/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi 
Lajme

E rëndë në Berat/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi 

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

30/06/2025
VIDEO/ Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

VIDEO/ Zhgënjim total i Interit, Fluminense “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al