Rruga Fushë-Nepravisht pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit brenda muajve të ardhshëm.
Lajmin e bën me dije ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj në Facebook.
Kumbaro shkruan se projekti i përgatitur nga Bashkia Libohovë për rikonstruksionin e këtij segmenti është miratuar sot në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve.
Investimi në këtë segment është një lehtësi e madhe për banorët e zonës e në veçanti për fermerët.
Ditë më parë ministrja Kumbaro ishte vetë në Nepravishtë në një takim me banorët e fshatit.
/Libohova Online/