• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministrja britanike nuk i ndahet shqiptarëve: Kam një plan për të ndaluar kalimet ilegale

06/11/2022
Ministrja britanike nuk i ndahet shqiptarëve: Kam një plan për të ndaluar kalimet ilegale

Ndërkohë që kryeministri i saj i kërkon të firmosë një marrëveshje historike lidhur me kalimet e jashtëligjshme të emigrantëve në kanalin e La Manche, që lidh Britaninë e Madhe me Francën, Suella Braverman, sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, vijon të përmendë shqiptarët në deklaratat e saj, duke i qëndruar versionit të saj se ata, nuk janë “skllevër modernë”.

Ky koncept i qarkulluar shpesh vitet e fundit, etiketon personat, të cilët bien pre e trafikimeve njerëzore nga vendet më të varfra në ato më të pasura.

Mirëpo, pretendimet e shqiptarëve se janë të tillë, pasi mbërrijnë në brigjet britanike, janë të rreme, pasi ata paguajnë mijëra paundë për kalimin e kufirit.

Në një shkrim për të përditshmen britanike “The Mail+”, Braverman ka mbrojtur qëndrimin e saj, pavarësisht se më parë ishte paralajmëruar nga administrata ku bën pjesë, se këto komente mund të ngjallin reagime të shumta dhe madje edhe të nxisin nacionalizmin e ekstremit të djathtë në Britani.

Nën moton se “kjo gjë duhet të ndalojë”, për herë të parë ajo ka saktësuar se ka një punë intensive me Qeverinë shqiptare, për t’i dhënë zgjidhje problemit.

“Po punojmë nga afër me Qeverinë shqiptare për të adresuar shqetësimet tona dhe për inkurajuar kthimin e qytetarëve shqiptarë në atdhe, sa më shpejt të jetë e mundur”, shpjegon ajo.

Më tej, shton se çfarë po ndodh, është një abuzim me sistemin, ndaj e gjitha duhet të ndalojë.

“Duhet të sigurohemi se sistemi ynë trajton realisht ata të cilët janë pre e skllavërisë moderne, jo ata të cilët thjesht e përdorin sistemin ashtu si i leverdis”.

Për këtë, Braverman pretendon se ka një plan të mirë për t’i ndaluar kalimet nga kufiri detar dhe flet në emër të gjithë popullit britanik, duke pretenduar se të gjithëve “u ka ardhur në majë të hundës” me varkat që kalojnë brigjet e tyre ilegalisht.

Ajo artikulon më tej se është e padrejtë që populli britanik të paguajë 2 miliardë paundë çdo vit për emigrantët që thyejnë sistemin.

Ndaj, marrëveshja me Francën, shihet edhe si zgjidhje e gjithë gjësë.

Me një rrugë të gjatë përpara, por me optimizëm, ajo e përmbyll duke shkruar se Britania është një vend bujar, i cili do të trajtojë gjithnjë njerëzisht personat që shkojnë atje.

Por, për emigrantët e jashtëligjshëm, në ishull, nuk ka vend.

“Ky është plani im”, përmbyll ajo, në një kohë kur kritikat direkte kanë ardhur edhe nga vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili duke folur për median shtetërore britanike “BBC”, ka kundërshtuar termin e përdorur nga Braverman për të përshkruar shqiptarët si “pushtues”, duke artikuluar se 140 mijë syresh, kanë krijuar një komunitet tepër solid dhe kontribuues në shoqërinë britanike.

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025
Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë
Kryesore

Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë

10/07/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Sekuestrohen 9 pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër, nuk kanë burime të ligjshme financimi

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Brad Pitt gati për t’u bërë baba sërish por Ines ka një kusht të qartë

Brad Pitt gati për t’u bërë baba sërish por Ines ka një kusht të qartë

11/07/2025
Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al