Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar mbylljen e OASH, zyrave të Komisionit për gjobat dhe masat ndaj shkeljeve të qarkullimit rrugor.
Gjithçka do të bëhet online për të shmangur negocimet me komisionin për ulje dhe zbutje të ndëshkimit.
Dokumentet do ngarkohen online në e-albania dhe aty ku merret masa.
Ministri shtoi se së shpejti në Kuvend do kalojnë disa ndryshime të reja të Kodin Rrugor për të ulur numrin e fataliteteve në rrugë.