• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Lleshaj në Kakavijë, takon oficerët e FRONTEX (VIDEO)

19/10/2019
Ministri Lleshaj në Kakavijë, takon oficerët e FRONTEX (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me forcat e FRONTEX, të cilat operojnë prej 5 muajsh në kufirin tokësor me Greqinë.

Ministri tha se përfitimi i Policisë së Shtetit nga bashkëpunimi me forcën e kontrollit të kufirit të jashtëm të BE-së është shumë i gjerë.

“Që prej majit të këtij viti ka filluar në terren operacioni i përbashkët mes FRONTEX dhe Policisë Shqiptare, i cili synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë, me synimin e parandalimit, pengimit, kontrollit të migracionit të paligjshëm, i cili kalon përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera.

Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet jashtë BE.

Është një mision shumë i rëndësishëm, së pari për të penguar migracionin e paligjshëm, e dyta dhe ky është një tjetër aspekt i rëndësishëm, ka të bëjë me faktin që prej këtij operacioni ne synojmë të përfitojmë eksperiencë, të përfitojmë kontakte, të përfitojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policive të tjera, pjesë e FRONTEX.

Është kënaqësi e madhe të konstatosh se oficerë nga shumë vende të Europës kryejnë shërbim së bashku me oficerë tanë të Policisë për kontrollin e kufirit tonë.

Gjatë këtij kontrolli zhvillohet një dinamikë shumë interesante marrëdhëniesh, prej të cilave Policia Shqiptare përfiton shumë”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

FRONTEX është i vendosur në 2 Pika të Kalimit, në Kapshticë dhe Kakavijë, me oficerë nga Gjermania, Çekia, Lituania, Sllovenia, Estonia, Hungaria, Finlanda etj.

Ata monitorojnë me trupa operacionale brezin e gjelbër, së bashku me Policinë Shqiptare, si dhe bashkëveprojnë për goditjen e trafiqeve dhe rritur sigurinë kufitare.

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Pengoi lëvizjen e mjeteve në Këlcyrë, nën hetim i riu

12/07/2025
Memaliaj, aksidentohet rëndë i moshuari, në pranga një i ri
Kryesore

Nën hetim i riu nga Memaliaj, ja çfarë i gjeti policia në banesë

11/07/2025
Sherr në ’18 Shtatori’, rrihet me grushte një 33-vjeçar, ndërhyn policia
Kryesore

Dëmtoi objektin e reklamimit në Gjirokastër, ndalohet 50-vjeçari

11/07/2025
Po kthehej nga Belgjika me avion, i riu nga Lazarati kapet në Rinas (VIDEO)
Kryesore

Vodhi supermarketin në Gjirokastër, francezi arrestohet në Rinas

11/07/2025
Rama hap një front të ri “lufte”: Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi pa faturë!
Kryesore

Rama hap një front të ri “lufte”: Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi pa faturë!

11/07/2025
E pazakontë në Sarandë/ Zbret nga “Porsche” dhe hidhet në det për t’i shpëtuar policisë (VIDEO)
Kryesore

E pazakontë në Sarandë/ Zbret nga “Porsche” dhe hidhet në det për t’i shpëtuar policisë (VIDEO)

11/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Gjykata e SHBA-ve rrëzon marrëveshjen për 11 Shtatorin, organizatori nuk shpëton nga dënimi me vdekje

Gjykata e SHBA-ve rrëzon marrëveshjen për 11 Shtatorin, organizatori nuk shpëton nga dënimi me vdekje

12/07/2025
EMRAT / Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë. Gjendet arma dhe…

EMRAT / Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë. Gjendet arma dhe…

12/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al