Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj ka reaguar sot lidhur me konferencën e përbashkët të policisë italiane dhe asaj shqiptare, ku Ardi Veliu parashtroi disa arritje në luftën me kanabisin.
Lleshaj flet për një ndarje të Shqipërisë nga kanabisi, duke u shprehur se: “Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019”.
Ai thekson si faktorë: vullnetin e paepur politik, angazhimin e fortë policor, dhe bashkëpunimin ndërkombëtar ku spikat ai me Italinë.
Reagimi i Lleshjat vjen pak ditë pasi ai i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Rama pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Statusi i plotë
Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi
Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.
Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:
1. Vullneti i paepur politik;
2. Angazhimi i fortë policor;
3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.
Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor.
Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme