• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri britanik: Janë zhdukur 200 fëmijë azilkërkues, 176 prej tyre shqiptarë

24/01/2023
Ministri britanik: Janë zhdukur 200 fëmijë azilkërkues, 176 prej tyre shqiptarë

Një ministër britanik ka pranuar se mes 200 fëmijëve azilkërkues që rezultojnë të zhdukur pa gjurmë nga kampet e emigrantëve, 176 janë shqiptarë. Ministri i Brendshëm Simon Murray tha se 13 fëmijë që janë zhdukur janë nën moshën 16 vjeç.

Deklarata e tij erdhi pasi Observer raportoi se një sinjalizues nga një hotel i Home Office në Brighton e kishte konfirmuar faktin se disa fëmijë ishin rrëmbyer dhe ishin futur me dhunë në makina.

“Home Office nuk ka fuqi të ndalojë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues në këto hotele dhe ne e dimë se disa prej tyre zhduken. Shumë prej tyre që zhduken janë gjurmuar më pas”, është thënë nga Home Office.

Murray tha se po shpreson që qeveria të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka gjashtë hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, duke përfshirë atë në Brighton. Policia e Sussex-it bëri të ditur se ata arrestuan dy burra të dyshuar për trafikim njerëzor pasi fëmijët që qëndronin në një hotel u panë duke u futur në makinën e tyre.

Vitin e kaluar, një numër rekord prej 45,756 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez, mes tyre dhe 10 mijë shqiptarë. Vitin e kaluar, zyrtarët kishin menduar se numri i emigrantëve të paligjshëm do të shkonte në 60,000, por moti i keq në dy muajt e fundit të vitit e mbajti peng këtë skenar.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi.

Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre.

Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat ‘tufë’ dhe ‘pushtim’, i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve.

Related Posts

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!
Kryesore

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!

24/01/2026
Plagosje me thikë në Vlorë
Kryesore

Plagosje me thikë në Vlorë

24/01/2026
Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët
Kryesore

Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët

24/01/2026
11 policë të lënduar në protestën e opozitës, marrin mjekim në spital
Kryesore

11 policë të lënduar në protestën e opozitës, marrin mjekim në spital

24/01/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Morën para për të mos arrestuar një person, arrestohet shefi dhe dy policë

24/01/2026
Ndryshon Kodi Penal, parkimi dysh të çon në burg
Kryesore

Ndryshon Kodi Penal, parkimi dysh të çon në burg

24/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga një gol për secilën skuadër, Roma dhe Milan ndajnë pikët

Nga një gol për secilën skuadër, Roma dhe Milan ndajnë pikët

25/01/2026
Shaqiri fantastik në Zvicër, realizon 3 gola, merr notën maksimale pas ndeshjes (VIDEO)

Shaqiri fantastik në Zvicër, realizon 3 gola, merr notën maksimale pas ndeshjes (VIDEO)

25/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al