• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Milionat e Dua Lipës, sa fiton këngëtarja nga një koncert?

21/06/2022
Milionat e Dua Lipës, sa fiton këngëtarja nga një koncert?

Gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë përmbushur pritshmërinë për industrinë globale të koncerteve, e nxitur kryesisht nga një pjesëmarrje demografike më e larmishme, më e re, e etur për të ndjekur shfaqje “live” dhe e gatshme të shpenzojë më shumë nga paratë e tyre në muzikë dhe kulturë, shkruan Billboard, revistë amerikane e specializuar në muzikë dhe argëtim, që publikon renditje në fushën e muzikës.

Së fundi është publikuar renditja e artistëve me më shumë të ardhura nga turet në periudhën nga 1 nëntori 2021 deri më 30 prill 2022.

10 artistët më të mirë në tabelën e “Top Tours 2022” fituan 722 milionë dollarë deri në mes të vitit, 20% më shumë se 10 më të mirat për Top Tours në vitin 2019 (viti i fundit i plotë i turneut përpara pandemisë), sipas Billboard 2022.

Ndërsa klasifikimin e mesvitit 2019 e dominuan turnetë e mëdha të lamtumirës, një brez i ri emrash më të rinj ndërkombëtarë po udhëheq raportin e vitit 2022: Bad Bunny është artisti i parë në gjuhën spanjolle që arrin vendin e parë në renditje. Turneu i tij i fundit botëror dhe dy shfaqje solo në vendin e tij të origjinës, Porto Riko, fitoi 123.2 milionë dollarë dhe shiti 645.000 bileta për 37 koncerte, sipas shifrave të raportuara në Boxscore – rreth 3.3 milionë dollarë dhe 17.400 bileta për natë.

I dyti renditet Elton John, me 103 milionë dollarë kurse në të tretin, Genesis, me 81.9 milionë dollarë të ardhura. BTS fitoi 75.4 milionë dollarë, duke i dhënë grupit korean vendin e 4-t në Top Tours (për 4 koncerte në Los Angelos brenda një periudhe 10 ditore, me rreth 200 mijë bileta të shitura, grupi vlerësohet se kontriboi në ekonominë e LA me mbi 100 milionë dollarë, sipas mediave të LA)

Është hera e parë që gjysma e artistëve në Top Tours nuk kanë mbushur ende 30 vjeç (Bad Bunny, BTS, Billie Eilish, Morgan Wallen dhe Justin Bieber), dhe katër nga pesë artistët e tjerë janë mbi 60 vjeç. Elton John, Mick Jagger nga The Rolling Stones dhe Don Henley nga Eagles janë të gjithë mbi 70 vjeç. Themeluesi i Orchestra Trans-Siberian, John Oliva, është 62 vjeç dhe bashkëthemeluesi Al Pitrelli mbush 60 vjeç në shtator, shkruan Billboard.

Fitimet për koncert deri në 9.8 milionë dollarë, ku renditet Dua Lipa

Dua Lipa, sipas tabelës së Billboard, siguroi 47 milionë euro të ardhura nga nëntori 2021 deri në prill 2022, duke u renditur në total në vendin e 12. Këto të ardhura, këngëtarja me origjinë shqiptare i gjeneroi nga 39 shfaqje, me gjithsej 511 mijë pjesëmarrës. Fitimi mesatar i saj për shfaqje është 1.2 milionë dollarë, duke e renditur në vendin e 20 në fitimet për një koncert, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në tabelën e Billboard (shiko grafikun). Dua Lipa rezulton të ketë shitur 13 mijë bileta për natë, me çmim mesatar 92 dollarë. Më i shtrenjti është Rolling Stones, me çmim mesatar bilete 275 dollarë; Eagles me 227 dollarë, Bad Bunny, 191 dollarë; BTS, 165 dollarë; Justin Bieber, 156 dollarë etj.

Rekordin për të ardhura më të larta për një shfaqje e mbajnë The Rolling Stones, me 9.8 milionë dollarë, të ndjekur nga BTS, me gati 7 milionë dollarë. Për artistët e tjerë, të ardhurat për shfaqje janë më pak se 5 milionë dollarë.

Këngëtari kolumbian Maluma, i cili pak muaj më parë mbajti edhe një koncert në Shqipëri, siguroi gjithsej 16.4 milionë dollarë për 17 shfaqje, sipas tabelës së Billboard, ose pak më pak se 1 milion dollar për shfaqje, me rreth 73 dollarë për biletë. Në Shqipëri, bazuar në numrin e biletave të shitura (rreth 12 mijë) dhe çmimit mesatar 5-7 mijë lekë), këngëtari llogaritet të ketë gjeneruar nga biletat rreth 630 mijë dollarë.

Related Posts

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën
Paparazzi

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin
Paparazzi

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
Kate dhe Charles frymëzojnë pacientët me kancer: Rritet numri i atyre që kërkojnë ndihmë
Paparazzi

Kate dhe Charles frymëzojnë pacientët me kancer: Rritet numri i atyre që kërkojnë ndihmë

10/07/2025
Lirohet Noizy! Reperi reagon pas ndalimit në Zvicër: Ishte një shpifje
Paparazzi

Lirohet Noizy! Reperi reagon pas ndalimit në Zvicër: Ishte një shpifje

10/07/2025
‘Nuk e di nga dolën’/ Shpat Kasapi përgënjeshtron lajmet e ndarjes
Paparazzi

Shpat Kasapi foli për raportin me Selvijen, ajo i përgjigjet me një mesazh thumbues!

10/07/2025
Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh!
Paparazzi

Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh!

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al