• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miliona dollarë mbështetje, BE prezanton në Gjirokastër tre projekte për bashkitë e Shqipërisë

17/10/2021
Miliona dollarë mbështetje, BE prezanton në Gjirokastër tre projekte për bashkitë e Shqipërisë

Bashkimi Europian njoftoi tre projekte të reja që mbështesin financiarisht në disa milionë dollarë bashkitë në Shqipëri. Projektet “Bashkitë për në Europë”, “BE për bashkitë” dhe “STAR 3” u shpallën në një Konferencë Kombëtare për rolin e qeverive vendore ne procesin e integrimit në Bashkimin Europian, të zhvilluar në Kalanë e Gjriokastrës.

Sipas ambasadorit të BE -së në Shqipëri, Luigi Soreca projektet mbështetesin financiarisht përparimin e reformave të qeverisjes vendore dhe synojnë të çojnë përpara procesin e decentralizimit dhe të demokracisë vendore.

Kryenegociatorit për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE, ambasadori Zef Mazi, tha se duhet që bashkitë të fusin dimensionin social të integrimit dhe të përmirësojnë cilësinë e administratës.

“Procesi i integrimit kërkon përgatitjen e duhur të administratës sonë, si qëndrore dhe vendore për të pasur jo thjesht një process negociatash për anëtarësim, por për të pasur, që është edhe më e rëndësishmja, cilësi që ne ofrojmë në këto negociata”, tha zoti ambasadori Zef Mazi.

Zv.Ministri i Brendshëm Andi Mahila tha se pushtei vendor ka një rol kyc në udhëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sa më shumë që të thellohemi në këtë proces aq më qartë kuptojmë që integrimi real ka të bëjë me standartet që më së pari duhet të zbatohen në pushtetin vendor. Kapitujt e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së përkojnë më së shumti me përmbushjen e standarteve që janë përgjegjësi e bashkive”, tha ai.

Ambasadori Soreca u tha gazetarëve se rreth 70% e legjislacionit që duhej përfaruar kishte të bënte me bashkitë dhe rrjedhmisht roli i tyre ishte tejet i rëndësishëm.

“Ndoshta pak vetë e dinë, por një fakt i rëndëishëm është se pothuaj 70% e legjislacionit që Shqipëria do të duhet të arrijë para se të pranohet në Bashkimin Europian duhet të zbatohet nga bashkitë”, tha zoti Soreca.

Shumë prej kryetarëve të bashkive ishin të pranishëm në konferencë ndërsa pjesa tjetër e tyre e ndoqën përmes internetit.

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai tha se ishte i vetëdijshëm mbi sfidat por nevojitej më shumë mbështetje, sidomos për të rinjtë që punojnë në bashkitë si specialistë pasi i kanë pagat tejet të ulta.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi vlerësoi përfshirjen në disa projekte të Bashkimit Europian por nga ana tjetër edhe nevojën e përmirësimit të burimeve njerëzore në bashki.

“Bashkia e Gjirokastrës ka një përvojë të mirë deri tani në zbatimin e projekteve të financuara nga BE me impakt direkt në zhvillimin social dhe ekonomik të qytetit. Por nuk do isha i sinqertë nëse nuk do pranoja që ne kemi mangësi në burimet njerëzore për t`u bërë më konkruent për të përfituar nga këto projekte”, tha ai.

Zyrtarërt europianë kanë parë nga afër disa projekte të financuara nga Bashkimi Europian në Gjirokastër që përfshijnë sidomos përmirësimin e shërbimeve dhe kanë nxitur rolin e të rinjve për t`u bërë pjesë më aktive e proceseve sidomos në fushën e mjedisit, edukimit dhe trashëgimisë kulturore./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al