President i Republikës Ilir Meta gjatë fjalës së tij nga aktiviteti “Të rinjtë në aktualitetin politik” deklaroi se ka qenë pjesë e lëvizjes studentore që solli pluralizimin në vendin tonë. Kreu i shtetit pohoi se vendi ka nevojë që të bëjë ndryshim të madh dhe të fortë.
Ai theksoi se do të jetë gjithmonë luftarak se dhe gjithë jetën e tij i ka përkrahur të rinjtë për t’u afrirmuar dhe fuqizuar.
“Isha pjese e levizjes studentore qe solli pluralizmin. Nese do prisnim nga prinderit tane, ndryshimi s’do vinte. Gjithmone ndryshimet e medha i bejne te rinjtë. Vendi ka nevoje per ndryshim te madh e te forte. Ndryshimi duhet te vije serish nga te rinjtë. Pas 30 viteve, sistemi shtyp endrrat e te rinjve. Kam ngritur gjithnje problemin e shpopullimit. Nuk kemi te bejme me emigrim normal, por shpopullim. Te rinjte ikin sepse s’iu jepen mundesi, pasi nuk dëgjohen. Ata largohen nga vendi per shkak te pamundësive. Klima e investimeve, për shkak të perkeqesit dramatik. Pandemia ka shkaktuar papunësi, pasi te pakten 50 mije vete kane humbur punën. Mbeshtetja e biznesit, me e ulet se ne çdo vend. Nevojitet pjesemarrje me aktive e te rinjve ne politike”, tha Meta në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.
Mes të tjerash ai i bëri thirrje partive politike që të kenë mes tyre të rinj dhe që ata të behen pjesë e listave të kandidatëve për deputetë.