Kreu i Shtetit, Ilir Meta u shpreh i bindur se në 25 prill populli shqiptar do të votojë për ndryshimin dhe ata që do ta çojnë Shqipërinë në Europë.
I ftuar në “Zonë e Lirë” te Arjan Çani, Presidenti Meta tha se shqiptarët do të votojnë ata që duan të shembin regjimin e oligarkëve dhe që sipas tij kanë 20 vite që bëjnë pallë në Shqipëri.
Meta: Nuk duhet t’ia fusim gjumit, duhet të rrimë çdo ditë nga pak zgjuar. Kjo është ambicia ime t’ia jap fuqinë popullit shqiptar. Populli do ia japë atyre që duan të na çojnë në Europë vendin dhe duan të shembin regjimin e oligarkëve, që kanë 20 vite që bëjnë pallë në Shqipëri, për të shembur PPP.
Me heret Presidenti Ilir Meta tha se kryeministri Edi Rama është i marrë peng prej 20 vitesh. Sipas tij, akti i djeshëm ishte një përpjekje për të nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga shinat e integrimit.
“Ai është peng. Ky është peng. Është pjesë e një projekti prej 20 vitesh. Është një projekt që lidhet me kombin shqiptar, i cili u faktorizua pas luftës së Kosovës. Ku jemi tani? Akti i djeshëm ishte një përpjekje për ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga çdo perspektivë evropiane që ekziston. Michel flet edhe me Kimin e Koresë së Veriut. Negociatat Mali i Zi i ka nisur që në 2012. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur 30 e ca kapituj. Mos ke marrë porosi që prishja kur do t’i sqarojë gjërat siç duhet. Më thuaj të iki në një televizion tjetër”, tha Meta në “Zonë e Lirë”.
Kreu i shtetit tha se populli shqiptar do të vendosë vetë për fatin e vet nëpërmjet referendumeve. “Ilir Meta jep fjalën siç ia thashë shoqërisë civile që Shqipëria nuk i lihet më as Edi Ramës, as Ilir Metës dhe as Lulzim Bashës. Populli shqiptar do të vendosë me referendum. Përfaqësuesit e popullit shqiptar nuk e kanë ushtruar siç duhet këtë sovranitet”, shtoi ai.