Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbrojte të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të cilin tha se PD dhe ekspertët e saj kanë qenë 5 hapa para qeverisë në menaxhimin e situatës së pandemisë.
Ilir Meta tha Lulzim Basha është treguar si model i bashkëpunimit për situatën e COVID, ndërkohë që shtoi se sipas tij “opozita meriton notën 10”, ndërsa për vetën e tij, Presidenti tha se “meriton notën 9, pasi kam pasur problemin e maskës”.
“Lulzim Basha ka qenë modeli i sjelljes shembullore për të dhënë mesazhe për përballimin e pandemisë, unë mund të akuzohesha deri tani! Ka qenë jashtëzakonisht bashkëpunues qëkur ka filluar pandemia dhe me duhet të them që opozita dhe ekspertët kanë qenë 5 hapa para qeverisë, para valës edhe sot.
Ata kanë kusuret e tyre që u larguan nga Parlamenti, por në sjelljen e tyre për pandeminë kanë qenë ekselente.
Edhe vazhdojnë të jenë shumë të përgjegjshëm, sepse është gjëja më e lehtë të nxisësh reagime për problemet që po hasin qytetarët.
S’mund të vazhdojmë të manipulojmë të dhënat, unë e ftoj qeverinë të reflektojë, ja siç reflektova unë. Të bashkëpunojë me opozitën! Opozita në vlerësimin tim ka notën 10 për përgjegjshmërinë që ka treguar për gjatë gjithë menaxhimit të krizës së pandemisë. Unë te kjo çështje mund të kem pasur problemin e maskës, megjithëse bëra dhe ‘kodin danez’ me që i duhej qeverisë.
Opozita ka bërë çdo gjë, edhe të ishte në qeveri, vështirë të bënte diçka më shumë”, tha Meta.