• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesazhi i parë i Janullatosit pasi u shërua nga Covid. Falënderon disa politikanë, përveç Bashës, Berishës e Kryemadhit

23/11/2020
Mesazhi i parë i Janullatosit pasi u shërua nga Covid. Falënderon disa politikanë, përveç Bashës, Berishës e Kryemadhit

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka fituar betejën me virusin e rëndë Covid-19, pas disa ditësh i shtruar në një spital të Athinës, në Greqi. Ai ka lënë sot spitalin, ndërsa Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë thekson se Janullatos do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë. Në mesazhin në “Facebook” të publikuar nga Kisha Autoqefale, Kryepeshkopi Janullatos shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, ndërsa falënderon Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi Anastas del nga Spitali
Falënderimet e tij të përzemërta

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditor në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë. Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu. Fortlumturia e Tij falënderon nga thellësia e zemrës për urimet vëllazërore shumë të vyera Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, z. Vartholome; Fortlumturitë e tyre, patriarkët e Aleksandrisë, z. Theodhor; të Antiokisë, z. Joan; të Jeruzalemit, z. Theofil; të Moskës, z. Kirill; Fortlumturitë e tyre, Kryepiskopin e Qipros; z. Krisostom dhe të Athinës, z. Jeronim, si edhe shumë hierarkë të tjerë të shtrenjtë. Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra. Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta; për Kryeministrin, z. Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, znj. Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, z. Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë, z. Prokopi Pavlopulos dhe z. Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, z. Aleksi Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat z. Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për z. Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së, z. Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë.

Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe. Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë.
Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë
Tiranë, 23 nëntor 2020

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026
policia e shtetit, aplikime, shkolla, sulmi kibernetik
Kryesore

“I bie që na e ka fut Danjeli për atë…”/ Zbardhet dosja e SPAK për 3 policët në Orikum, si i morën 2.7 milionë lekë qytetarit!

30/01/2026
Edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin e Himarës
Kryesore

PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës

30/01/2026
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me ofertat për kredi

30/01/2026
“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin
Kryesore

“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

30/01/2026
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij
Kryesore

Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’

31/01/2026
Juve projekton të ardhmen, tre rinovime me peshë brenda marsit

Juve projekton të ardhmen, tre rinovime me peshë brenda marsit

31/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al