Kobe Bryant, gjiganti që ndërroi jetë pas një aksidenti me helikopter ka lënë edhe një mesazh të fundit për gruan e tij, Vanessën. Në një postim të bërë në proflin e tij në Instagram, para tetë javëve, ylli i basketbollit ka uruar Vanessën për 20-vjetorin e njohjes së tyre. Me një foto të vjetër, ku dyshja duken mjaft të vegjël, Kobe e cilëson të shoqen si miken e tij të ngushtë.
“Sot 20 vite më parë njoha shoqen time të ngushtë, mbretëreshën time Vanesa. Vendosa që sot ta çoja në Disneyland për të festuar bashkë me 4 princeshat tona. Të dua përgjithmonë,”– shkruante Bryant në Instagram.
Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua dhe pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij privat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.