• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merrnin kanabis nga Shqipëria, goditet banda greke. Pjesë e rrjetit edhe dy gra

14/08/2021
Merret peng familja me me 4 anëtarë në Greqi

Policia greke shkatërron një bandë të trafikut të kanabisit dhe heroinës që vinte nga Shqipëria. Mediat greke raportojnë se 8 anëtarët e kësaj bande janë identifikuar, ndërkohë që 3 prej tyre po mbahen në qendrat e paraburgimit.

Po ashtu thuhet se vlera e sekuestruar nga policia është rreth 300,000 euro. Mediat greke po ashtu raportojnë se drejtuesi i këtij rrjeti ishte një shqiptar, i cili siguronte drogën në vendlindje dhe koordinonte transportin e saj drejt Greqisë.

Ndërkohë, 5 shqiptarë të tjerë merreshin më transportin dhe importimin e ngarkesës në territorin grek. Policia bëri me dije se pjesë e grupit në fjalë ishte dhe një grua shqiptare dhe një greke. Hetimi për këtë grup trafiku nisën më 18 mars kur u ndalua një prej anëtarëve të kësaj bande.

Mësohet se në sediljen e automjetit të tij u gjet një paketë kërpi e papërpunuar që peshonte një kilogram e 100 gramë, ndërsa në shtëpi iu konfiskuan kanabis i papërpunuar me peshë 750 gram, 32 pilula droge dhe një peshore elektronike.

Një anëtar tjetër i organizatës u arrestua më 24 mars, ndërsa në makinën e tij u gjetën 16 pako heroinë që peshonin gjithsej 8 kilogramë dhe 13 pako kërp të papërpunuar që peshonin gjithsej 13 kilogramë e 950 gramë.

Së fundi, më 3 prill, dy anëtarë të organizatës u arrestuan kur u nisën për në një zonë të pyllëzuar të Janinës për të marrë dy çanta që përmbanin 21 pako kërp të papërpunuar që peshonin në total 25 kg e 850 gramësh, ndërsa ata ishin vendosur nën mbikëqyrje policore.

Dosja në fjalë iu dorëzua Prokurorit Publik të Janinës, ndërsa shqiptarët akuzohen për organizim kriminal, import, fshehje, transport dhe trafik droge dhe pastrim parash të aktiviteteve kriminale.

Related Posts

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025
Klientët bënin zhurmë pas mesnate, policia procedon pronarin e lokalit në Ksamil
Kryesore

Klientët bënin zhurmë pas mesnate, policia procedon pronarin e lokalit në Ksamil

01/07/2025
Puna në të zezë, nisin kontrollet në bizneset e bregdetit
Kryesore

Puna në të zezë, nisin kontrollet në bizneset e bregdetit

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al