Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mëngjesi i shëndetshëm, çfarë ushqimesh duhet të hani dhe cilat jo

19/04/2023
Mëngjesi i shëndetshëm, çfarë ushqimesh duhet të hani dhe cilat jo

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin? Zakonisht, një filxhan kos, një filxhan kafe dhe lëng i freskët portokalli plotësojnë pritshmëritë bazë për një mëngjes perfekt në dukje.

Për fat të keq, të paktë janë ata që janë të ndërgjegjshëm mbi pasojat që disa ushqime lënë në stomakun tonë kur konsumohen me të hapur sytë.

Për këtë arsye, AgroËeb.org ka krijuar këtë udhëzim, që do t’ju udhëheqë në lidhje me ushqimet që duhen konsumuar me stomakun bosh dhe ato që duhen shmangur.

Ushqimet që nuk duhen ngrënë në mëngjes

Brumërat

Gatimet që përmbajnë maja irritojnë shtresat e stomakut dhe shkaktojnë fryrje.

Ëmbëlsirat

Sheqeri rrit nivelet e insulinës, e cil nga ana tjetër shton barrën që rëndon mbi pankreasin e sapozgjuar. Një barrë e tillë ushqimore shkakton diabet.

Kosi dhe produktet e tjera të fermentuara

Nëse konsumoni kos me stomakun bosh, veçanërisht kur është i thartë, atëherë acidi hidroklorik që formohet në stomak shkatërron bakteret e acidit laktik. Ngrënia e këtyre produkteve në mëngjes nuk është e mirë për organizmin.

Domatet

Domatet përmbajnë sasi të larta të acidit tanik që rrit aciditetin në stomak, duke shtruar rrugën e formimit të ulçerës gastrike.

Trangujt dhe perimet e tjera të gjelbra

Perimet e pa gatuara janë burime të pasura amino acidesh, megjithatë ato mund të shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje sidomos kur konsumohen me stomak bosh.

Erëzat pikante

Ushqimet pikante dëmtojnë dhe irritojnë mukozën gastrike dhe rrisin prodhimin e acidit në stomak. Një gjë e tillë shkakton probleme dhe çrregullime në sistemin tretës.

Pijet e ftohta të gazuara

Pijet e gazuara dëmtojnë membranën e stomakut dhe pakësojnë furnizimet me gjak në stomak duke shkaktuar urth dhe rritur rrezikun e gastritit dhe ulçerës.

Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes

Tërshëra

Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut. Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.

Vezët

Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.

Boronicat

Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.

Arrorët

Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.

Mjalti

Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten. Marrë nga Agroweb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

helmoheni, ushqimet, vere, rreziku, mjeket
Lifestyle

Mund të helmoheni! Kujdes nga këto ushqime në verë

06/06/2023
Hannah Drury, pasuria, biznesi, hetimet
Lifestyle

Dikur s’kishte ku të “fuste kokën”, tani e reja ka biznesin e saj me vlerë 25 milionë dollarë

06/06/2023
Tre gabime që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer
Lajme

Tre gabime që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer

31/05/2023
Horoskopi për ditën e sotme, 30 janar 2021
Lifestyle

“Merrni masa …”, horoskopi për sot

31/05/2023
CEO i Philip Morris: Cigaret e kanë vendin në muze
Lifestyle

CEO i Philip Morris: Cigaret e kanë vendin në muze

29/05/2023
Këto janë perimet më të mira për personat që vuajnë nga diabeti
Lifestyle

Këto janë perimet më të mira për personat që vuajnë nga diabeti

29/05/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

06/06/2023
10 të arrestuar në 5 muaj, si ranë njëri pas tjetrit zyrtarët e Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë

Rrahu ish bashkëjetuesen, arrestohet 50-vjeçari në Këlcyrë

06/06/2023

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al