• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mendova se e mbylla me këtë botë”, gazetari Alfred Lela rrëfen tmerrin në malin e Munellës (VIDEO)

31/12/2021
“Mendova se e mbylla me këtë botë”, gazetari Alfred Lela rrëfen tmerrin në malin e Munellës (VIDEO)

Gazetari Alfred Lela ka dhënë një prononcim për gazetarin e “News 24” Armir Mehaj pas incidentit të ndodhur në majën e Munellës në Pukë. Gazetari ka treguar se si ndodhi rënia nga maja e Malit të Munellës dhe si ende një mik i tyre rezulton i humbur. Ai rrëfeu se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre. Në këto kushte, grupi i ekspeditës ka vendosur të kthehet, në të njëjtën rrugë që kryen ngjitjen, me shpresën se gjurmët e tyre do të ishin ende të ngulitura në dëborë. Por për fat të keq, era e fuqishme dhe ngrica i kishin fshirë gjurmët dhe zbritja nga maja, ishte tepër e vështirë.

Teksa bënin zbritjen, i pari që rrëshqet ishte gazetari Lela, e pas tij, edhe miqtë e tjerë. Gazetari tregon se për fat të mirë është mbajtur në një trung peme, që e ka ndihmuar të mos përplasej me një shkëmb aty pranë.

“E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit.

Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Një është dëmtuar rëndë, është përcjellë me barelë poshtë. Ndërsa një tjetër është ende i humbur, nuk e dimë sa poshtë është. Na janë dashur rreth 1 orë për të zbritur sepse era ishte forcuar shumë nga i ftohti. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, tha gazetari./ BW

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë
Kryesore

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

11/05/2025
Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)
Kryesore

Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)

11/05/2025
Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve
Kryesore

Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve

11/05/2025
Zgjedhjet, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi
Kryesore

Zgjedhjet, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi

11/05/2025
Pjesëmarrje e ulët në qarkun Gjirokastër, Dropulli nuk arrin dot as 20% (Shifrat)
Kryesore

Pjesëmarrje e ulët në qarkun Gjirokastër, Dropulli nuk arrin dot as 20% (Shifrat)

11/05/2025
Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!
Kryesore

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

“Bëhu burrë” – Baton Haxhiu e Agron Shehaj vënë një bast

11/05/2025
Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al