• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Memaliaj mes 10 bashkive më të mira në vend për performancën financiare. Gjirokastra është përkeqësuar në raport me vitin 2015

04/12/2017
Memaliaj mes 10 bashkive më të mira në vend për performancën financiare. Gjirokastra është përkeqësuar në raport me vitin 2015

Ministria e Financave ka vlerësuar Bashkitë në vend për vitin e kaluar në lidhje me menaxhimin financiar, i cili u bazua në 15 kritere që masin këtë performancë, ku çdo kriter ka 30 pikë.

Kriteret e vlerësimit ishin: Dërgimi në kohë i faturave për pagesë në degën e thesarit; Numri i kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor; Numri i urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari; Dorëzimi në kohë i kontratave në Thesar; Urdhër-prokurimet e paautorizuara; Mjedisi i kontrollit; Menaxhimi i Riskut; Aktivitetet e kontrollit; Informimi dhe komunikimi; Monitorimi; Përgatitja e audituesve të brendshëm; Raportimi në kohë i Audituesve; Monitorimi i pyetësorit të vetëvlerësimit të audituesve të brendshëm; Cilësia e raportimit të audituesve të brendshëm: Pozicione aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara.

Raporti përmbledhës i Financave tregon se nga një vlerësim 0-450 pikë, Bashkia e Kamzës mori vlerësimin më të lartë me 440 pikë. “Në bazë të analizës së indikatorëve, Bashkia e Kamzës është vlerësuar me 440 pikë nga 450 pikë maksimale të mundshme, duke treguar për një performancë të shkëlqyer të kësaj bashkie dhe e renditur në vendin e pare”, thuhet në raportin e financave.

E dyta është Bashkia e Shkodrës (430 pikë), e ndjekur nga ajo e Patosit (425), e Vorës (415), më pas vijnë Durrësi (405 pikë), Elbasani (400 pikë), Memaliaj (395 pikë).

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, u rendit e teta në radhën e bashkive për sa i përket pikësimit për treguesit e performances, me 391 pikë. Bashkia e kryeqytetit e ka vlerësimin më të ulët në treguesin e menaxhimit të riskut, me 10 pikë, nga 30 që është vlerësimi maksimal dhe aktivitetet e kontrollit me 20 pikë (shiko tabelën në vijim për vlerësimin e të gjithë kritereve të Bashkisë së kryeqytetit), ndërsa në treguesit e tjerë ka marrë përgjithësisht vlerësimin maksimal me 30 pikë.

Financat theksojnë se gjendja e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Bashkisë Tiranë paraqitet në nivele të kënaqshme, duke theksuar gjithashtu dhe nevojën për marrjen e masave, kryesisht, në kuadër të përmirësimit të komponentit të Menaxhimit të riskut, i cili ka marrë vlerësim shumë të ulët në krahasim me të tjerët.

Në renditjen që kanë bërë financat vetëm për Bashkitë e mëdha kryeson Shkodra, e ndjekur nga Durrësi, Korça, Elbasani dhe më pas renditet Tirana. Pas kryeqytetit vijnë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra.

Bashkitë e mëdha që janë edhe qendra të prefekturave, si ajo e Durrësit, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit kanë pësuar ulje të performancës më 2016 në raport me 2015, thekson raporti. Bashkitë që kanë arritur përmirësim janë Shkodra, Korça, Elbasani, Fieri dhe Berati.

Bashkia e Shijakut dhe ajo e Tropojës morën vlerësimin më të ulët të performancës.

Vlerësimi i përgjithshëm për gjithë bashkitë

Ministria e Financave analizon se, treguesi “Dërgimi i faturave për pagesë në Thesar” për vitin 2016 nga bashkitë mesatarisht është vlerësuar me 21.1 pikë nga 30 pikë të mundshme ose ka një realizim prej 70.3%. Këto vlerësime tregojnë për një performancë të kënaqshme të këtij treguesi, ku pjesa më e madhe e bashkive janë vlerësuar me 25 dhe 30 pikë dhe vetëm një bashki është vlerësuar me 0 pikë. Pra, mund të konkludojmë që bashkitë nuk kanë problematika të mëdha në dërgimin në kohë të faturave në thesar.

Vlerësimet më të mira, Bashkitë i kanë arritur në treguesin “Anulimi i kontratave gjatë një viti”, i cili ka një shkallë të lartë realizimi prej 92%, ku pikët mesatare të vlerësuara të këtij treguesi janë 27.6 pikë. Shumica e bashkive (51 prej tyre) kanë vlerësim maksimal të këtij indikatori dhe asnjë bashki nuk është vlerësuar me 0 apo 5 pikë. Në përgjithësi, mund të themi që situata e këtij indikatori në njësitë e qeverisjes vendore paraqitet në nivele shumë të kënaqshme.

Indikatori tjetër i analizuar është “Urdhër-shpenzimet e refuzuara nga ana e Thesarit”. Pikët mesatare të marra nga bashkitë për këtë indikator janë 27.4 pikë, duke evidentuar një realizim prej 91.3%. Nga të gjitha institucionet vendore, shumica prej tyre (45) është vlerësuar maksimalisht me 30 pikë dhe asnjë bashki nuk është vlerësuar me 0, 5 ose 10 pikë. Pra, situata e këtij indikatori paraqitet në nivele shumë të kënaqshme.

“Dorëzimi në kohë i kontratave në Thesar” është një tjetër indikator i gjeneruar nga Drejtoria e Thesarit. Bashkitë, mesatarisht, janë vlerësuar me 19.2 pikë, ku kemi 10 bashki të cilat janë vlerësuar me 0 dhe 5 pikë. Realizimi i këtij treguesi është 64%, duke evidencuar faktin që institucionet vendore, në shumicën e rasteve, arrijnë të dorëzojnë kontratat në thesar brenda afatit 3-ditor të caktuar./ Monitor

Related Posts

Aksident në aksin rrugor Vlorë-Kuç, plagoset një grua
Kryesore

Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, një i plagosur

07/06/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Falsifikoi firmën e motrës për t’i marrë pronën, nën hetim 65-vjeçari nga Gjirokastra

07/06/2025
U rrëzua nga lartësia, aksidentohet rëndë një 40-vjeçar në Libohovë
Kryesore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, procedohet penalisht 49-vjeçari në Libohovë

07/06/2025
Gardh në hapësirën publike në Salari të Tepelenës, nën hetim 64-vjeçari
Kryesore

Gardh në hapësirën publike në Salari të Tepelenës, nën hetim 64-vjeçari

07/06/2025
Kryesore

Plagosi me thikë një të ri pas aksidentit, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Sarandë

07/06/2025
Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’
Kryesore

Gjirokastër, sherr me sende të forta te “NSHN”, shpallet në kërkim një person

07/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën argjiroja@gmail.com ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Aksident në aksin rrugor Vlorë-Kuç, plagoset një grua

Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, një i plagosur

07/06/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër

Falsifikoi firmën e motrës për t’i marrë pronën, nën hetim 65-vjeçari nga Gjirokastra

07/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al