Policia e Tepelenës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim. Ai është 50-vjeçari D.C, banues në fshatin Leshnje të Memaliajt. Ndaj tij rëndojnë dy akuza penale; Moskallëzim krimi, kultivim i bimëve narkotike. Dosja është depozituar në Prokurorinë e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net