Megjithëse ka djegur mandatet, Basha mund të përdori të njëjtën skemë si në çadër, kur thoshte se nuk do të hynte në zgjedhje, por publikoi listën me kandidatë. Në vijim në turit që ka ndërmarrë nëpër rrethe ku fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 16 marsit, Basha shkon e shpall edhe kandidatë për zgjedhjet lokale. I tillë është edhe rasti i Xhelal Mziut.
Pak ditë më parë, gjatë një takimi në Paskuqan, Basha konfirmoi rikandidimin e kryebashkiakut aktual të Kamzës, Xhelal Mziu dhe po bën evidentimin e kandidaturave për ti pasur gati në çdo moment. Sa i përket Bashkisë Gjirokastër, sipas portalit CNA.al Basha mund të kandidojë Roland Bejkon, ish-kryetari i degës lokale të kësaj partie dhe ish-kandidat për deputet në zgjedhjete vitit 2017.
Nga ana tjetër edhe LSI dhe aleatët pretendojnë disa prej bashkive, dhe mund të kenë në tavolinë 20 prej tyre për të garuar. Pretendimet e tyre fillojnë nga Pogradeci, Gjirokastra, por edhe Fieri e Elbasani./CNA.al