• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mediat greke: BE presion Greqisë për të mos i hapur kufijtë Shqipërisë!

01/07/2020
Mediat greke: BE presion Greqisë për të mos i hapur kufijtë Shqipërisë!

Rritja e vazhdueshme e rasteve me Covid-19 duket se ka çuar në një izolim të vendit tonë. Pas shumë ditësh bisedimesh në Bruksel, vendet anëtare ranë dakort për hapjen e kufijve të jashtëm me 14 vende, por Shqipëria nuk është një nga to.

Nga Ballkani Perëndimor, BE cilëson si vend të sigurt vetëm Serbinë dhe Malin e Zi, ndërkohë që qytetarëve nga vendi ynë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk do t’u lejohet në hyjnë në union. Edhe pse premtoi në fillim të këtij muaji se hapja e kufijve për Ballkanin Perëndimor do të ishte përparësi, BE nuk ka pranuar të hapë dyert për vendet që kanë pasur më shumë se 13 raste për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit. Shqipëria aktualisht ka 30.

Sidoqoftë, Mali i Zi dhe Serbia kanë 20 raste, që do të thotë se sistemi bazohet edhe në kritere të tjera, siç janë masat mbrojtëse që merren, numri i testimeve etj. Një element tjetër që mësohet se u përdor për Ballkanin Perëndimor, janë kriteret sociale dhe ekonomike, të cilat kanë bërë po ashtu që vendi ynë të përjashtohet nga kjo listë.

Kjo do të thotë se nëse rastet e reja me koronavirus nuk bien në 13 për 100,000 banorë, qytetarët e vendit tonë nuk do të lejohen të lëvizin në shumë prej vendeve të unonit deri më 31 gusht. Danimarka, Gjermania dhe Holanda kanë deklaruar tanimë se nuk do të hapin kufijtë me asnjë prej vendeve që nuk janë pjesë e listës deri në shtator.

Edhe pse u përfol se ky vendim nuk është i detyrueshëm dhe se vendet e BE që nuk pajtohen me listën do të jenë të lirë të hapin kufijtë për Shqipërinë, BE tregoi të hënën, forcën diplomatike më Greqinë.

Pak pas publikimit të listës zyrtarë të BE-së, Athina zyrtare ishte e para që doli kundër këtij vendini, duke konfirmuar se do të hapë kufijtë e saj për qytetarët nga Shqipëria. Ishte zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, i cili konfirmoi në një deklaratë për shtyp se pikëkalimet kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të hapen duke filluar nga 1 korriku. Pasditen e së hënës, Greqia vendosi të hapte kufijtë jo vetëm për punëtorët sezonalë dhe rezidentët, por edhe për turistët, por Brukseli raportohet se ka ushtruar presion që këta të fundit mos të lejohen të hyjnë në vendin fqinj.

Sipas gazetës greke “Ekathimerini”, Greqia ka kundërshtuar këtë listë, për shkak të rritjes së turistëve shqiptarë përgjatë viteve të fundit, duke kërkuar lejimin e vizitorëve nga vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Por pas presionit nga Brukseli, qeveria e vendit fqinj mësohet se është e lëkundur për lejimin e turistëve shqiptarë,duke mos marrë ende një vendim.

Autoritetet greke mësohet se do t’u kërkojnë të gjithë udhëtarëve nga Shqipëria një tampon, i cili duhet të jetë bërë në 48 orët e fundit.

Sipas asaj që ka thënë Brukseli, si Greqia, edhe vende të tjera europiane mund të hapin kufijtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera jashtë listës, por duhet të sigurohen që qytetarët nuk do të lëvizin në vendet e tjera të unionit, të cilat kanë hequr kontrollet kufitare me njëra-tjetrën.

Por presioni ndaj vendit fqinj është një sinjal se shqiptarët mund të duhet të qendrojnë të izoluar ndërkohë që luftojnë me koronavirusin.

Italia nga ana tjetër pritet po ashtu të vazhdojë të lejojë vetëm lëvizjen e rezidentëve, edhe pse me një numër të kufizuar. Pas hapjes së kufijve në fillim të muajit, Italia ka dhënë dritën jeshile për nisjen e dy trageteve me udhëtarë nga Durrësi, me destinacion Barin, vetëm për rezidentët.

Related Posts

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës
Kryesore

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës

16/09/2025
E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar
Kryesore

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
Kryesore

“Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

15/09/2025
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë

15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Kryesore

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

15/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Piastri-Norris, beteja e titullit zhvendoset në Baku

Piastri-Norris, beteja e titullit zhvendoset në Baku

18/09/2025
Arrestimi i Mozzik, reagon Getinjo!

“S’po mbush mend” – reagimi i ashpër i Getinjos ndaj Noizyt

18/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al