Lulzim Basha shpalli tre ditë më parë përzgjedhjen e kandidatëve të PD nga baza e partisë me garë. CNA.al analizon sot lëvizjet brenda PD-së dhe konfigurimin e mundshëm të listës së kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit. “Lista tani duket e konfiguruar, ku fituesit do i vendosë Luli, ndërsa baza do zgjedhë mbushësit e listës. Por këtë herë përgjegjësinë do e ndajnë bashkë, raporton CNA.al teksa për qarkun Gjirokastër shkruan:
“Largimi i Tritan Shehut duket i sigurt, rikthimi i Genc Rulit e bën të vështirë rikandidimin e Roland Bejkos në qarkun Gjirokastër, por ai mund të zëvendësohet lehtësisht nga Dasho Aliko, kreu lokal i PD. Në krye të listës nuk do jetë Ruli, në këtë qark mund të vendoset Genc Pollo. Gjirokastra ka 5 mandatë në 2017, Republika e Re mori vetëm një”.
Shkrimi i plotë i CNA.al në linkun këtu.