• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mediat: Britania zbardh planin për të kthyer mbrapsht shqiptarët që ikin me gomone

25/08/2022
Mediat: Britania zbardh planin për të kthyer mbrapsht shqiptarët që ikin me gomone

Efektivët e Policisë shqiptare mund të dërgohen në Mbretërinë e Bashkuar për të vëzhguar ardhjet e emigrantëve të paligjshëm nëpërmjet Kanalit, por edhe për të zhvilluar raportet përkatëse të inteligjencës.

Kështu shkruan “Bloomberg” e cila citon se plani është pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis sekretares së Brendshme britanike, Priti Patel, dhe Qeverisë shqiptare. Sipas Ministrisë britanike prania e efektivëve shqiptarë do të ndihmojë autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar me informacion.

Por ende nuk është konfirmuar se kur kjo mund të hyjë në fuqi.

Masa vjen mes raporteve për një numër në rritje të njerëzve nga Shqipëria që kalojnë më gomone për në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët qeveritarë besojnë se rreth 60% e emigrantëve që kalojnë çdo ditë tani janë shqiptarë, megjithëse shifrat mund të ndryshojnë.

Kështu Britania do të punojë me Shqipërinë për të përpunuar dhe riatdhesuar shpejt numrin e madh të shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez.

Dy Qeveritë janë ende duke përpiluar detajet më të imta të marrëveshjes, kështu që ka pak informacione të mëtejshëm se si do të funksionojë realisht bashkëpunimi.

Sipas palës britanike, Shqipëria është një “vend i sigurt dhe i begatë” dhe shumë shtetas po bëjnë “kërkesa të rreme për azil kur të mbërrijnë”.

Gati 1 mijë shtetas shqiptarë janë dëbuar nga Britania që nga nënshkrimi i marrëveshjes së largimeve vitin e kaluar.

Patel ka falënderuar Qeverinë shqiptare për punën që po bën në angazhimin e palëkundur për të ndalur këtë trend.

“Falë niveleve tona të shkëlqyera të bashkëpunimit me Shqipërinë, ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të përshpejtuar largimet e shqiptarëve që jetojnë pa të drejtë në MB”, deklaroi ajo, sipas njoftimit të “Home Office”.

Kryeministri në largim, Boris Johnson, kishte shpresuar se kërcënimi i dëbimit të njerëzve në Ruandë i njoftuar në prill do të pengonte ata që mbërrinin me gomone dhe varka të vogla.

Por shkalla e ardhjeve në tetë muajt e parë të këtij viti është pothuajse dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Politika e dëbimit të Ruandës është pezulluar.

Grupet e të drejtave të njeriut argumentojnë se politika e Ruandës është e pazbatueshme dhe joetike, dhe fluturimi i parë i planifikuar i dëbimit në qershor u bllokua nga një urdhër i minutës së fundit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia
Kryesore

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

02/02/2023
Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje
Kryesore

Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

02/02/2023
Akuzat për të cilat Basha nuk ka faj
Blog

Andi Bushati: Zhburrërrimi i Edi Ramës po gris dhe fasadën demokratike

02/02/2023
E rëndë në Greqi/ 4-vjeçari dyshohet se është abuzuar nga babai dhe gjyshja
Kryesore

E rëndë në Greqi/ 4-vjeçari dyshohet se është abuzuar nga babai dhe gjyshja

02/02/2023
Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë
Kryesore

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra
Kryesore

Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra

02/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

02/02/2023
Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al