Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur urimet për festën e 7-marsit për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, por edhe nënën e tij. Basha ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shihet bashkë me të bijën, Viktoria e cila mban një vizatim në duar.
“Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut) Gëzuar 7 Marsin”, – shkruan Basha në postimin e tij, ndërsa bashkë me postimin ka ripostuar një foto të para dy viteve, ku Basha i ka dhuruar të ëmës një buqetë me lule me rastin e ditës së arsimtarëve.