• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Më munde Enver”/ Sot e martuar me nipin e tij, Rezarta Shkurta i kërkon falje ish-diktatorit Hoxha përmes letrës së djalit që dikur e urrente

31/08/2020
“Më munde Enver”/ Sot e martuar me nipin e tij, Rezarta Shkurta i kërkon falje ish-diktatorit Hoxha përmes letrës së djalit që dikur e urrente

Rezarta Shkurta, këngëtarja dhe bashkëshortja e Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një letër, përmes të cilës, dikush i kërkon falje Enver Hoxhës. Përmesa disa statuseve në Instatory, shihet që Shkurta ka publikuar një letër të shkruar nga një person me emrin Amarildo Pregapuca, i cili kërkon rikthimin e diktatorit dhe kërkon falje që dikush e ka harruar. Sot që është bërë prind, djali i kërkon falje Enverit, sepse Shqipëria që diktatori la pas nuk u bë më e mirë, më e bukur, më e jetueshme se sa ajo që ishte në ato vite, sipas autorit të letrës. “Kaq kisha,”- shkruan Rezarta krah letrës, duke dashur të tregojë se mbështet mendimin e tij dhe se edhe ajo do ta donte kthimin e Hoxhës.

Letra që Rezarta Shkurta postoi në Instastory:

“Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara. Të kam urryer Enver, të kam urryer. Si një i ri që donte të ish i lirë, i lirë të blinte një makinë, i lirë të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët. I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte, i lirë të shikoja më shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash. Ndaj, kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona, Por, u talla nën zë. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë, jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë. E para, më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj. Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën. E dyta, më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit. Nëse sëmurem, më duhen para; para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime.

Më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua. Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhëmbë të deformuar betoni. Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët lozin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën si në një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg nga aty. Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka dhe sot quhen politikanë, ose VIP-a. Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Eh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’I kemi pasur këto organizata. Por, as problemet. Më munde Enver, më munde! Dhe, sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin im, sikur na ironizon dhe më dhemb më shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme si ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë. Dhe, kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha: Të munda Enver, të munda… Thjesht pra ka ardhur koha të them: Na fal Enver….”

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al