• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Me mue nuk mbetet kush në mal’ – Lamtumira e fundit në funeralin e Ndoc Mulajt

02/01/2022
‘Me mue nuk mbetet kush në mal’ – Lamtumira e fundit në funeralin e Ndoc Mulajt

Nga dom Gjergj Meta.

I dashtun Ndoc!

Me siguri ka shumë njerëz që do kishin dashtë me t’i thanë dy fjalë zemret. Ke pikëllue shumkënd me vdekjen tande. E nuk mund ta besojmë që ai trupi yt prej alpinisti tash nuk ka ma fuqi me u çue me i dhanë përgjigje tan këtyne njerëzve që kanë ardhë sot këtu. Nuk e kishe zakon mos i me prit në kambë miqt. E sot janë shumë o Ndoc Mulaj prej gjithkahit që janë trishtue fort për ikjen tande kaq të papritun. E çka me ba tash? Për ty sot kena heshtje e lot, por edhe fjalë, kujtime e takime.

Sot këtu ke prej Nikaj Mërturi, prej Dukagjini, prej Puke e prej Mirdite, prej Malësisë së Madhe, Prej Zadrime, prej Jugut e prej Veriu.

Ishe i dashtun shumë more Ndoc me buzqeshjen tande, me fjalët e tua që ishin plot humor, por edhe fjalë që kur zenin vend nuk luenin ma prej vendit. Kështu janë burrat e kështu janë fjalët e burrave.

Shpresova deri në fund se do t’ia dalësh, por kur mora vesh se ishe nisë përtej reve e përtej majave, drejt amshimit, m’u përfytyrue maja e Kryqit në Munellë, maja e Zepës dhe e Jezercës, majat e Shalës e të Dukagjinit, të Nikajve e të Mërturit, Rugova e plot maja të tjera që të mblidhen përreth e si dikur burrat e malsisë së Dukagjinit vikasin me të madhe:

“I mjeri unë për ty o vllau jem!”. Asht gjama që u bahet burrave Ndoc e ti e din fort mirë këtë gja. Ti nuk ishe një alpinist që thjesht njeh fshetësitë e maleve. Jo! Ti ishe vetë mal. Ti e alpet ishit nji gja e vetme o Ndoci i Alpeve. Sa hërë u ke folë e sa herë të janë gjegjë. E ato alpe këtë fundviti 2021 të vikatën fort e të thanë: “Sonte Ndoc nuk të lamë me ik. Ke me bujtë këtu përgjithmonë”.

Nuk e bamë kurrë udhëtimin që patëm vendos bashkë. Të pata thanë që nuk jam mësue me ec maleve në kambë e m’u përgjigje: “Pa merak Dom Gjergj se me mue nuk mbetet kush në mal. Veç banu gati. Shkruej llastikët – thonë andej nga ne”. Vërtet kush erdhi me ty nuk mbeti në mal, por këtë fundviti ti nuk u ktheve ma prej Malit.

Burra si ti i bajnë dobi këtij vendi e ti na tregove se asht e mundun me ndejt këtu në këtë vend, me e dashtë e me promovue, e mos me e lanë jetim. Çdo foto, çdo cicërime e jotja në rrjetet sociale, bisedat me ty, banin gjithkend me mendue se sa të bukura janë alpet, se sa i bukur është vendi ynë. Po! Ti na mësove të bukurën Ndoc, atë të bukur që shpesh na e zhyejmë me mediokritetin tonë, me babëzinë e një shoqërie që rend drejt përfitimit, drejt shkatërrimit të së bukurës me mure e çemento, me qiellgëvishtëse e me qëndra tregtare. Ti na mësove se jetohet në harmoni me veten dhe me të tjerët edhe duke përshku malet e duke dashtë natyrën.

Kur Zoti e krijoi njeriun, i dha atij tokën me e rujt e jo me e shkatërrue, me u kujdes për të e jo me e kthy në një shkrëtinë. Ty të dhimbej çdo pemë e çdo kafshë e egër. E ti këtë amanet të Hyjit e plotësove çdo ditë të jetës tande e kështu unë të përfytyroj tash përballë Hyjit e më gjëmojnë në vësh fjalët e Tij që thotë: “Eja në luminën e Hyjit tand Ndoc, sepse ti e deshte natyrën, malet e alpet që unë i krijova.” Po, sepse natyra asht ai tempull i madh ku Zoti na ka vendosë e prej nga kemi mundësi me i dhanë lavdi atij. Kush ma shumë se ti ishte afër Tij kur u afroheshe majave e reve.

Tash i kalove retë, i kalove majat e u nise për kah amshimi. Pushofsh në paqe Ndoc i dashtun. Krishti të pastë në parriz!

*Fjala e mbajtur në funeralin e Ndoc Mulajt në varret e Tufinës.

Related Posts

Pamje të rënda nga Konispoli/ Maturanti dhe kushërira e mitur sulmohen barbarisht me shkop bejsbolli nga 4 të rinj (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda nga Konispoli/ Maturanti dhe kushërira e mitur sulmohen barbarisht me shkop bejsbolli nga 4 të rinj (VIDEO)

14/11/2025
Sylvinho në “qiellin e shtatë”: Të lumtur për këtë sukses, ju tregoj situatën e Brojës
Kryesore

Sylvinho në “qiellin e shtatë”: Të lumtur për këtë sukses, ju tregoj situatën e Brojës

14/11/2025
Rama: Nuk kam ende një bir politik të më vrasë. Për Veliajn ndiej keqardhje
Kryesore

Rama: Nuk kam ende një bir politik të më vrasë. Për Veliajn ndiej keqardhje

14/11/2025
Asllani dhe Uzuni njëzëri: Hasëm shumë vështirës, por le të festojmë këtë sukses të jashtëzakonshëm
Kryesore

Asllani dhe Uzuni njëzëri: Hasëm shumë vështirës, por le të festojmë këtë sukses të jashtëzakonshëm

13/11/2025
Shqipëria siguron “play off”-in e Botërorit, fitore historike në Andorra
Kryesore

Shqipëria siguron “play off”-in e Botërorit, fitore historike në Andorra

13/11/2025
Europol arreston në Greqi shqiptarin, vodhi 100 mijë portofole kriptovalutash me vlerë miliona euro!
Kryesore

Europol arreston në Greqi shqiptarin, vodhi 100 mijë portofole kriptovalutash me vlerë miliona euro!

13/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ellie Goulding publikon këngën e re “Destiny”, me të dashurin në videoklip

15/11/2025
Xhudo/ Medalje e Artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Xhudo/ Medalje e Artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al