Del para gjykatës në Krujë, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, i cili akuzohet se ka dhunuar Xhisiela Malokun. Seanca për Rrajën ka nisur dhe trupa gjykuese vendosi ta lërë atë në burg. Gjykata dha për të masën e sigurisë ‘Arrest me burg”.
I fiksuar nga kamerat fillimisht djali i deputetit u shfaq kokëulur dhe për një moment ngrihet në këmbë dhe duket mjaft i qeshur, i pashqetësuar.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa avokati i tij është emëruar Ilir Bajraktari. Rexhep Rraja djali i deputetit u arrestua të dielën në 30 shtator, në kohën që ndodhej në biznesin e tij pranë Rinasit. Pas kallëzimeve të bëra nga Xhisiela Maloku, ndaj të riut është ngritur vetëm akuza e “Përndjekjes”, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore doli në përfundimin se ndaj 25 vjeçares ishte ushtruar dhunë.