Kandidatja për deputete e PS-së, Kjara Adhami, gjatë ndalesës në Pazarin e Gjirokastrës është ndalur dhe në punishten e mjeshtrit të gdhendjes së drurit, Viktor Nurçe. Sic shihet nga fotot që ka publikuar vetë, Adhami ka nisur me çekiç e daltë të punojë një suvenir të vogël, ku është shënuar akronimi i Partisë Socialiste.
“Me ndihmën e Viktorit e gdhenda këtë suvenir në punishten e tij në Pazarin e Gjirokastrës. Bashkë me të gjithë ju më 25 prill do të ‘gdhendim’ një fitore historike për Partinë Socialiste. Nuk është një fitore thjesht për mandatin e tretë dhe këto nuk janë një palë zgjedhje të radhës. Është shumë më shumë se kaq. Janë zgjedhje vendimtare për fatet e vendit. Të ndalim kthimin mbrapa që do të ishte katastrofik për Shqipërinë. Mbase nuk jemi më të mirët, por sot për sot nuk ka alternativë më të mirë për shqiptarët sesa Partia Socialiste”, shkruan Adhami në faqen e saj në Facebook.